Republika e Kosoves

Ferizaj

Komiteti për Politikë dhe Financa diskutoi për planin kundër braktisjes- mosregjistrimit në shkollë për vitin 2024-2026

2024/11/25 - 6:39

Këtë të hënë është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politike dhe Financa e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi, ndërsa kanë marrë pjesë anëtarë të KPF-së, por edhe drejtorë të drejtorive komunale.
Në këtë mbledhje drejtori i Arsimit Afrim Llabjani, anëtarët e këtij komiteti i ka njoftuar në lidhje me planin kundër braktisjes- mosregjistrimit në shkollë për vitin 2024-2026, ai ka thënë se ky plan ka një rëndësi shumë të madhe dhe duhet të del edhe në konsultim me publikun për procedurat e mëtutjeshme.
Po në këtë mbledhje drejtori i drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, para anëtareve të KPF-së, ka paraqitur një raport të komisionit për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave, por pas shumë diskutimesh, ky raport është shtyrë për muajin dhjetor.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës, do të mbahet me datën 27 nëntor duke filluar nga ora 10:00.