Republika e Kosoves

Ferizaj

Bletaria në Ferizaj ka qenë dhe mbetet pikësynimi ynë i mbështetjes, për të cilën, të dukshme janë edhe rezultatet

2020/12/30 - 10:04

Janë ferizajasit Nehru Salihu, Besarta Tahiri, Nehat Hasani dhe Bletaria “Grainca” që në Garën Ndërkombëtare për Cilësinë e Mjaltit “Tetovo Honey Awards 2020” u vlerësuan me 7 medalje të arta, duke ngadhënjyer në garë me 17 shtete nga 3 kontinente e 370 bletarë pjesëmarrës, ata që sot prita në zyrë, për t’i përgëzuar dhe konfirmuar përkrahjen tonë në veprimtarinë që zhvillojnë.
4 ferizajas me 7 medalje të arta, edhe në të kaluarën bletarët ferizajas që u shpërblyen me po këto medalje, flasin për arritjet kulminante të bletarisë ferizajase dhe përfaqësimit të saj në arenën ndërkombëtare.