Republika e Kosoves

Ferizaj

Dekorata “Nderi i qytetit” ju nda edhe për DR. RAMADAN JASHARI

2024/02/07 - 8:44

Shkencat mjekësore njohin emrin e kontributin e tij shkencor e profesional duke u renditur në mesin e mjekëve të kalibrit botëror, me dijet e tij enciklopedike, me aftësitë e rralla profesionale, është ky mjeku i plejadës së artë të shëndetësisë ferizajase, kirurgu i përgjithshëm, kirurgu i zemrës, eksperti i transplantimeve të indeve kardiovaskulare, mjeku që iu besua shëndeti i mijëra qytetarëve e në mesin e tyre shumë personalitetesh e udhëheqësish të lartë shtetesh, i papërsëritshmi ferizajas, që në 150 vjetorin e themelimit të qytetit, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”,
për
DR. RAMADAN JASHARI🏅
Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë.