Republika e Kosoves

Ferizaj

Diskutohet për Projekt-Strategjinë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt për vitin 2024-2029 si dhe Draft -Planin e Veprimit për Rininë 2024-2027

2024/06/14 - 10:31

Sot në Galerinë e Arteve në Ferizaj, drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, ka mbajtur konsultim publik për të diskutuar për Projekt-Strategjinë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt për vitin 2024-2029 si dhe Draft -Planin e Veprimit për Rininë 2024-2027.
Drejtorja Xhemile Murati-Shabani ka thënë se ky dokument është pjesë e projektit “Angazhimi i të Rinjve, një Zë për Ndikim”, i financuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së përmes programit “Alumni Engagement Innovation Fund 2023”, mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, administruar nga KUSA dhe zbatuar nga dy anëtarë të Alumni, në bashkëpunim me Organizatën Qendra për Avokim dhe Angazhim Qytetarë AdVOICE.
“Strategjia e Rinisë për Komunën e Ferizajt, vjen si domosdo e kohës, për të orientuar me saktësi, të shtrirë në kohë e me objektiva të qarta, vizionin tonë për të rinjtë”, ka thënë drejtorja e kulturës.
Në këtë konsultim publik, nuk ka pasur komente, por ata që dëshirojnë të japin komentet e tyre, mund t’i bëjnë deri me datën 28 qershor në këto emailat: Shyhrete.topalli@rks-gov.net, si dhe në info.ferizaj@rks-gov.net