Republika e Kosoves

Ferizaj

Drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami pret në takim drejtorin ekzekutiv të IADK-së

2018/01/11 - 3:52

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të organizatës “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës”, me ç’rast u bisedua për mundësitë e bashkëpunimin në lidhje me projektet e ndryshme që mund të realizohen bashkërisht mes Komunës së Ferizajt si dhe organizatës përkatëse. Vlen të theksohet se investimet e përbashkëta do të realizohen kryesosht ne bletari por pa lënë anash as kulturat tjera bujqësore.

Ky takim është në vazhdën e përpjekjeve të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë për të konsoliduar një raport të qëndrueshëm bashkëpunimi me organizatat e ndryshme me qëllim realizimin e investimeve në bujqësi.