Republika e Kosoves

Ferizaj

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami takoi kryetarin e Shoqatës së Gjahtarëve “Shqiponja” në Ferizaj

2018/01/26 - 9:37

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami ka takuar kryetarin e Shoqatës së Gjahtarëve “Shqiponja” në Ferizaj, Isuf Idrizi dhe bashkëpunëtoret e tij. Në këtë takim u diskutua për gjendjen organizative të shoqatës dhe të arriturat e saj. Poashtu, kryetari i shoqatës “Shqiponja” njoftoi drejtorin Bajrami për gjendjen me faunën në komunën tonë, nga ku shprehu shqetësim për dëmtimin e saj.

Kërkesë e drejtuesve të shoqatës “Shqiponja” ishte që të ketë mbikëqyrje profesionale të gjendjes së faunës në territorin e komunës sonë dhe jo të vazhdoj pa mbikëqyrje siç është tani, kjo krahas pëlqimit të marr nga ministria përkatëse për caktimin e vendgjuetive dhe përpjekjeve që duhet të bëj drejtoria komunale për ta ngritur këtë çështje në kuvend komunal.

Drejtori Bajrami ofroi bashkëpunimin e Komunës së Ferizajt, përkatësisht drejtorisë së bujqësisë dhe pylltarisë për këtë shoqatë duke u shprehur se qeverisja e re është e vendosur të luftoj dukuritë negative në këtë sektor.