Republika e Kosoves

Ferizaj

Drejtori komunal i Arsimit në Ferizaj Agim Berisha nuk është pajtuar me vlerësimet e opozitarëve dhe duke iu përgjigjur akuzave të LDD-së

2010/09/14 - 12:00

Rasti i ndodhur në gjimnaz ka qenë një rast mjaft serioz dhe për keqardhje që ka ndodhur.
“Unë nuk do ta shfrytëzojë rastin, siç e kanë shfrytëzuar të tjerët, që këtë rast ta politizojnë. Ne duam të marrim masa konkrete që nxënësit të ndjehen të sigurt në objekte shkollore dhe masa jonë ka qenë shtimi i kujdestarisë si nga ana e nxënësve e mësimdhënësve, por edhe janë shpeshtuar patrullimet e policisë, pastaj është aplikuar bartja e uniformave”, ka potencuar Berisha.
Ndërkaq sa i përket akuzës tjetër rreth shkollës fillore “Gjon Serreçi” për ndarjen e orëve mësimore për mësimdhënësit, Berisha ka thënë se tanimë ekziston një rekomandim dhe do të shikohen rastet se ku janë bërë shkelje, si për mësimdhënës ashtu edhe do të kontrollohet ndarja regjionale, si i vetmi kriter për transferin e nxënësve.
“Tek ndarjet është shumë e vërtetë se ka pakënaqësi, megjithatë kemi ndërmarrë masat. Por, ata të pakënaqurit nuk vijnë të konsultohen nga burime zyrtare dhe të sigurta, por merren me spekulime”, është shprehur numri një arsimit ferizajas, duke kërkuar që mësimdhënësit të ndalin pakënaqësitë dhe t’i kthehen procesit mësimor.

Ne duam të marrim masa konkrete që nxënësit të ndjehen të sigurt në objekte shkollore dhe masa jonë ka qenë shtimi i kujdestarisë si nga ana e nxënësve e mësimdhënësve, por edhe janë shpeshtuar patrullimet e policisë, pastaj është aplikuar bartja e uniformave”, ka potencuar drejtori Berisha