Republika e Kosoves

Ferizaj

Ekipi i ekspertëve të projektit për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm Ibër – Lepenc takon kryetarin Aliu

2024/09/12 - 4:44

Mirëprita sot, ekipin e ekspertëve të projektit për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm Ibër – Lepenc që i jep zgjidhje përfundimtare e afatgjate, furnizimit me ujë të pijshëm për Ferizajn, ku tashmë deri në fund të vitit pritet të përfundohet studimi i fizibilitetit e ku natyrisht si Komunë jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë në jetësimin e këtij projekti madhor.