Republika e Kosoves

Ferizaj

Formohet Këshilli organizativ për ndarjen e çmimit “Finesa”- artisti i vitit 2017

2018/02/01 - 1:33

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati- Shabani, së bashku me një grup punues në mbledhjen e mbajtur dje, kanë formuar këshillin organizativ për përzgjedhjen e artistit të vitit 2017.

Ky këshill përbëhet nga këta anëtarë: 
1. Xhevdet Shabani nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastrioti”;
2. Faruk Buzhala nga Klubi “De Rada”;
3. Pranvera Sylejmani nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi’;
4. Bardhyl Abazi nga shkolla e muzikës “Çesk Zadeja”;
5. Driton Ramadani nga Klubi i Gazetarëve “Haki Braha”;
6. Arbenita Topalli nga shoqëria civile;
7. Lindita Isufi nga Kori dhe Orkestra e Qytetit si dhe
8. Lebibe Topalli ish fituese e këtij çmimi në vitin 2016,

Konkursi për çmimin “Finesa” është i hapur deri më datën 9 shkurt, ndërsa çmimi “Finesa”, ndahet me datën 15 shkurt në orën 20:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.