Republika e Kosoves

Ferizaj

Identifikohen praktika të ndryshme në lidhje me problemet dhe kërkesat e qytetarëve

2024/02/05 - 3:47

Zyrtarë komunal, përfaqësues të fshatrave, shoqëri civile dhe qytetarë për dy ditë radhazi, kanë mbajtur një punëtori për të diskutuar dhe identifikuar praktikat më të përshtatshme për zgjidhjen e problemeve/kërkesave lokale, si dhe përzgjedhjen e së paku dy çështjeve prioritare të komunitetit në komunën e Ferizajt me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të komunës tuaj.
Në punëtorinë “Hartimi i Agjendës Sociale”, zyrtarët komunalë bashkë me qytetarët pjesëmarrës kanë propozuar disa projekte të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e jetës në komunitet. Përmes votës së tyre, ishin vetë qytetarët, ata të cilët zgjodhën dy projekte të cilat do të financohen nga USAID dhe Komuna e Ferizajt.
Gjatë prezencës së tij në hapjen e punëtorisë, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka falënderuar USAID-in amerikan për këtë bashkëpunim. Ai ka thënë se do të mundohen që çdo herë të sjellin praktika sa më të mira në mënyrë që t’ju dalin në ndihme qytetarëve ferizajas.