Republika e Kosoves

Ferizaj

Java e Kuvendit të Kosovës fillon në Ferizaj

2010/03/15 - 12:00

Kryetari i Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili, njoftoi, Krasniqin për përbërjen e Kuvendit Komunal të Ferizajt. “Ne, që nga mandati i kaluar jemi munduar të punojmë me përkushtim për qytetarët e Ferizajt, mbi bazën e ligjit të vetqeverisjes lokale”, ka thënë Xhemaili. Kuvendi Komunal i Ferizajt, në mandatin e kaluar ka miratuar gjithsej 127 vendime, prej tyre 88 vendime në vitin 2008 dhe 39 vendime ne vitin 2009.
Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se deri më tani institucioni më i lartë legjislativ ka miratuar rreth 300 ligje, që janë në funskion të qytetarëve. Krasniqi ka thënë se ka edhe sfida, mangësi e pengesa të ndryshme që nuk lejojnë shumë mburrje, mirëpo në tranzicionin që po kalon Kosova këto probleme janë normale. “Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për më shumë ligje. Këto kanë qenë kapacitetet ligjvënëse dhe këto janë kapacitetet e ligjbërjes në Kosovë dhe ne i kemi shfrytëzuar”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se, me këtë kapacitete kanë pasur dhe vazhdojmë të kenë mbështetje nga agjensione të ndryshme të jashtme që e mbështesin punën e kuvendit në përgjithësi dhe fushën e legjistacionit në veqanti. Sipas Krasniqit, në vitin e tretë të pavarësisë, të shtetit të pavarur e sovran dhe demokratik të Kosovës, sukseset dhe të arrituarat janë evidente. “Jam i binduar që dëshirat e qytetarëve të Kosovës dhe tonat, janë që të kemi edhe më shumë suksese”, ka thënë Krasniqi. Por, sipas tij, nëse bëjmë një krahasim me rrugën që kemi kaluar, vështirësit e ndryshme, mungesën e një tradite të administrimit të qeverisjes e ligjëbërjes, parp po ndërtohet një traditë e re që nuk ka qenë më parë, taditë e re demokratike të një shoqërie e cila po kalon një tranzicion të dhimbëshëm.
“Janë vënë themelet e shtetit demokratik, dhe sukseset e këij shteti në shtetndërtim, në ndërtimin e institucioneve të pavarura janë evidente, janë të prekshme dhe është shijuar një qeverisje e mirë edhe në nivelin lokal e qëndror”, ka thënë Krasniqi.
 
Gjatë takimit, këshillatrët komunal të Ferizajt shfaqën intersime nga më të ndryshmet, duke filluar nga monitorimi i zbatimit të ligjeve e deri tek rritja e pagave për deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq kryesia e Kuvendit është zotuar se të gjitha vërejtjet do t’i trajtojë me serizoitet për të sjellë edhe  ndryshime që konsiderohen pozitive.
Ndërsa rritjen e pagave për deputetët, Krasniqi e ka quajtur nevojë të kohës sepse angazhimi dhe roli i Kuvendit kërkon më shumë mjete financiare. Sipas tij, roli i përfaqësuesve të popullit dallon prej rolit së shërbyesve civil në Kosovë. “Deputetët duhet ta kenë një mundësi më të dinjitetëshme. Janë përfaqësues të qytetarëve dhe në anën tjetër, ne duhet të kërkojmë punë dhe përgjegjësi nga ata që t’i kryejnë detyrat e tyre komfort ligjeve dhe kushtetutës”, ka thënë Krasniqi.

 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe deputetë të Ferizajt, gjatë vizitës së hënë në Ferizaj, kanë takuar e dhe qytetarët e aktivistët e shoqërisë civile, të cilët interesimin kryesor e kanë shfaqur rreth shkallës së lartë të korrupsionit në Kosovës, probleme me varfërinë e skajshme, me moszbatimin e ligjeve të miratuara kohë më parë etj. Gjatë vizitës në Ferizaj paralamenatrët kosovarë e kanë ripërsëritur premtimin për hyrjen në fuqi gjatë këtij viti të ligjit të punës dhe ligjit për pagat e shërbyesve civil.