Republika e Kosoves

Ferizaj

Kanë vazhduar takimet buxhetore edhe me personelin shëndetësor të Ferizajt

2024/08/07 - 10:21

Paraditen e sotme në sallën e kuvendit të komunës së Ferizajt, është mbajtur dëgjimi buxhetore me personelin shëndetësor. Në këtë takim ka marrë pjesë drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, si dhe drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Dr. Kemajl Emini.
Të pranishmit janë njoftuar në lidhje me buxhetin e vitit 2025, si dhe planifikimet që janë bërë për investimet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, por edhe ne Qendrat tjera të Mjekësisë Familjare.
Ndërkaq kërkesa kryesore të mjekeve dhe infermiereve në këtë takim ishin investimet në inventarizimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare me pajisjet e nevojshme të punës.