Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari Aliu i interesuar të sjell modelin e shkollës profesionale zvicerane në Ferizaj, takon drejtorin e Odës Ekonomike Zvicër- Kosovë

2019/11/19 - 2:06

Ferizaj paraqet kryeqendrën e zhvillimit ekonomik në nivel vendi. Ritmi dhe dinamika që përcjell zhvillimin qytetin tonë ka zgjuar interesimin edhe të investitorëve të huaj potencial. Për këtë qëllim, sot në Ferizaj, i pari i qytetit, Agim Aliu priti në takim, drejtorin e Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, Stefan Sarkany bashkë me drejtues e përfaqësues të Bashkësisë Hebreje – Bet Israel Kosova.

Nikoqiri, Kryetari Aliu i njoftoi mysafirët me arritjet e Ferizajt në pikëpamje të zhvillimit ekonomik si dhe nismat që ka ndërmarr qeveria e tij për të dinamizuar këtë fushë të rëndësishme të jetës shoqërore. Tutje, mysafirët kuptuan edhe potencialet ekonomike që ka Ferizaj. Theks i veçantë në këtë takim u vu mbi bashkëpunimin e mundshëm në sferën e ngritjes së kapaciteteve profesionale, përmes shkollave profesionale zvicerane dhe programeve të ndryshme të trajnimeve.

Duke u shprehur falënderues, mysafirët shpalosën punën e tyre në raport me komunitetin biznesor vendor si dhe hapat që synojnë t’i ndërmarrin në rritjen e kapaciteteve profesionale, duke instaluar modelin e shkollës profesionale zvicerane.