Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari Aliu mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”

2018/01/29 - 3:33

Kryetari Aliu mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”

Sot në Bibaj të Ferizajt u mbajt ceremonia e inaugurimit të segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”. Në këtë ngjarje ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga niveli qendror dhe lokal mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, z.Agim Aliu.

Ky projekt padyshim është i rëndësishëm edhe për Komunën e Ferizajt, përshkak lidhjes së saj dhe investimit në rritjen e mundësisë për rrugë tregtare edhe me vendet tjera në rajon, përkatësisht me Maqedoninë.

Një projekt i tillë modern dhe zhvillimor është vizioni i qartë për mbështetjen e qeverisë dhe vëmendjen e saj për të krijuar kushte për zhvillim ekonomik e infrastrukturor në rajonin e Ferizajt.