Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari Aliu priti në takim Rektorin e Kolegjit AAB, Blerim Olluri

2024/05/03 - 7:41

Mirëprita sot Rektorin e Kolegjit AAB, z. Blerim Olluri shoqëruar nga prorektorja znj. Venera Llunji dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, z. Medain Hashani ku bashkë nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit me dobi të dyanshme me theks të veçantë për studentët e këtij kolegji dhe nxënësit e mësimdhënësit e shkollave të Ferizajt në kuptim të praktikës dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale.