Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari Aliu takoi drejtuesit e Klubit të Karatesë Moderne “KASTRIOTI” në Ferizaj

2018/02/12 - 1:14

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur sot në takim drejtuesit e Klubit të Karatesë Moderne “Kastrioti” në Ferizaj. Në këtë takim, drejtuesit e KKM “Kastrioti” uruan kryetarin Aliu për mandatin qeverisës në krye të Komunës së Ferizajt si dhe ofruan bashkëpunimin e tyre në dobi të zhvillimin të sportit të përgjithësi, si dhe e sportit të karatesë në veçanti.

Kryetari Aliu falënderoi për vizitën drejtuesit e KKM “Kastrioti” duke u siguruar se Komuna e Ferizajt dhe platforma qeverisëse e tij është në funksion të zhvillimit dhe masivizimit të sporteve, përkatësisht proces i filluar ky, me riorganizimin e klubeve sportive e deri tek mbështetja e drejtpërdrejt për zhvillimin e dhe avancimin e sporteve që zhvillohen nga klubet ferizajase.

Kryetari Aliu mbetet i përkushtuar ta kthej reputacionin e Ferizajt si qytet i sportit dhe për këtë ka mbështetjen edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.