Republika e Kosoves

Ferizaj

Mamografi lëvizës po qëndron në Ferizaj

2016/10/04 - 12:00

 Mamografi lëvizës prej sot ka filluar të funksionojë edhe në Ferizaj. Aparatura është vendosur afër Qendrës së trajnimit të mjekësisë familiare, për shkak të qëndrueshmërisë së energjisë elektrike aty. 

Zyrtarë të mjekësisë familiare thanë se mamografi lëvizës do të qëndrojë në Ferizaj deri më 17 tetor dhe u bënë thirrje të gjithë personave që kanë ndonjë shqetësim ose histori familiare që lidhen me kancerin e gjirit, të paraqiten për ekzaminim, i cili është pa pagesë.
Mjekësia familiare e Ferizajt prej vitit të kaluar e ka mamografin e vet, përmes të cilit gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë ekzaminuar mbi 250 persona.
 

 Prej sot ka filluar ekzaminimi falas edhe përmes mamografit lëvizës, i atyre që dëshirojnë ta përcjellin gjendjen shëndetësore dhe ta parandalojnë kancerin e gjirit.