Republika e Kosoves

Ferizaj

Mbahet trajnim për krijimin e qendrave operacionale në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera

2023/05/31 - 7:52

Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Qendrës së Inovacionit u mbajt trajnim lidhur me menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, përkatësisht krijimin e qendrave operacionale varësisht nga lloji i incidentit apo fatkeqësisë.
Ky trajnim që u mbajt nga Shoqata TMK-FSK dhe simpatizantët ELITA në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, u ndoq nga zyrtarë të shumtë komunal, si dhe institucione tjera si Policia, zjarrfikësit, QKMF, Kryqi i Kuq, OJQ-të etj.
Në këtë trajnim mori pjesë edhe Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu dhe drejtorët komunal të cilën u shprehën falënderues për organizatorët për këtë trajnim profesional në ngritjen e kapaciteteve reaguese në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të tjera.