Republika e Kosoves

Ferizaj

Në rritje numri i bizneseve të regjistruara

2013/07/31 - 12:00

Në periudhën gjashtë mujore të këtij viti, sipas statistikave, në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve në Ferizaj, veprimtaritë biznesore i kanë legalizuar mbi 400 biznese të reja, përderisa kërkesa për shuarje të bizneseve ka pasur në minimum, vetëm 47 sosh.

"Po të analizojmë këtë trend të regjistrimit të bizneseve, mund të themi se 2012-ta do të kalohet për nga numri biznesve të reja, sepse këtë vit ka pasur gjithsej vetëm 600 biznese të reja, ndërsa vetëm në këtë gjashtë mujor kemi 429 të reja", ka thënë numri një i Drejtorisë për Ekonomi dhe Buxhet, Mustafë Grainca.

Zyrtarët kanë thënë se kjo është një dëshmi se klima e të bërit biznes në Komunën e Ferizajt është shumë e favorshme dhe si rezultat i saj është vazhdimisht në ngritje shkalla e krijimit të bizneseve të reja.

"Kemi ndërmarrës të rinj, kemi njerëz me ide biznesore, të cilët nuk hezitojnë të vijnë e të regjistrojnë bizneset dhe të futen në sistemin tonë të bizneseve, duke u bërë pjesë e jetës afariste në Komunën e Ferizajt", ka theksuar Grainca. Sipas tij, këto janë rezultate inkurajuese, duke shpresuar se në periudhën e dytë të këtij viti, do të rritet edhe më tej numri i bizenseve e me këtë edhe shkalla e punësimit të qytetarëve.

"Vetëm kështu ne mund të ngrisim trendin pozitiv për të ndërtuar apo zhvilluar ekonominë e Ferizajt, një synim apo vizion i qeverisë sonë lokale dhe kryetarit të komunës, që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm dhe ky zhvillim i qëndrueshëm vie atëherë kur kemi numër të madh të bizneseve të regjistruara në QRB. Sa më shumë biznese të kemi aq më shumë do të kemi nivel të ngritjes së të ardhurave dhe kemi më shumë të punësuar", ka theksuar Grainca.

Zyrtarët kanë theksuar se tashmë është kompletuar pakoja e Qendrës së Regjistrimit të Bizneseve për gjithë ata që aplikojnë për t’u pajisur me dokumente për legalizimin e bizneseve.
 

Në periudhën gjashtë mujore të këtij viti, sipas statistikave, në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve në Ferizaj, veprimtaritë biznesore i kanë legalizuar mbi 400 biznese të reja, përderisa kërkesa për shuarje të bizneseve ka pasur në minimum, vetëm 47 sosh.