Republika e Kosoves

Ferizaj

“Oh, oh, Xhulia”, u shfaq përsëri në Ferizaj

2018/02/16 - 8:46

Në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përsëri është shfaqur, shfaqja “Oh, oh, Xhulia”. Kjo shfaqje me tekst të Ephraim Kishon në skenën e teatrit “Adriana” është jetësuar me regjinë e regjisorit Besim Ugzmajli.

Kjo shfaqje ishte komedi -parodi si version alternativ i “Romeo dhe Zhulieta” të William Shakespeare, por në versionin e Ephraim Kishon, Romeo dhe Zhulieta i kanë shpëtuar vdekjes.

Në këtë shfaqje luajtën aktorët: Shpëtim Selmani, Vjosa Tasholli, Sherif Bega, Edona Berisha, Mevlan Saraçi dhe Milot Salihu.