Republika e Kosoves

Ferizaj

QKMF pranoi donacion 200 dezinfektues

2020/04/03 - 10:26

Mbështetja për stafin shëndetësor përveç nga institucionet lokale, po bëhet edhe nga qytetarët e bizneset. Kështu, përmes donatorëve këtyre ditëve, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka pranuar dia kontigjente pajisjesh e materialesh mbrojtëse për tejkalimin më të lehtë të situatës me COVID-19.

I tillë ishte edhe Shemsi Salihu nga barnatorja “ProPharm” i cili kishte vendos që sot të dhuroj një sasi prej 200 dezinfektantësh për QKMF-n e Ferizaj. Donacioni u mirëprit nga drejtori i DShMS-së Bekim Ademi, drejtorja e QKMF-së Nadire Imeri si dhe stafi i QKMF-së. Ata u shprehën falënderues për mbështetjen e ofruar veçanërisht tash kur stafi shëndetësor është në përballje direkte me rrezikun e virusit COVID-19.