Republika e Kosoves

Ferizaj

Raiffaisen Bank dhuron donacion për 24 shkolla të Ferizajt

2024/08/27 - 5:31

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij, ka pranuar një donacion nga Raiffaisen Bank.
Donacionin e dhuori Milaim Ademi nga kjo bankë, ndërsa ka shtuar se kjo është një dhuratë për nxënësit ferizajas po bëhet në prag të vitit të ri shkollor 2024-2025.
E nga ana tjetër drejtori Llabjani, ka falenderuar drejtuesit e bankës, duke thënë se nxënësit gjithmonë kanë nevojë për çanta, fletore dhe mjete të punës.
Nga ky donacion kanë përfituar 24 shkolla me 645 nxënës.