2024/11/26 - 1:58
Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit në pension të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, bashkëqytetarit tonë, Prof. Bajram Çerkini.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Çerkini, kolegëve të arsimit, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të shquar, bashkëqytetarit tonë, Prof. Bajram Çerkini. Vepra e kontributi i tij në arsimin ferizajas, do të mbeten trashëgimi e pasur ndër breza. Ngushëllime të sinqerta familjes Çerkini, kolegëve të arsimit, miqve e të njohurve të të ndjerit! Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij” mbyllet telegrami i ngushëllimit.