Republika e Kosoves

Ferizaj

U mabjt seanca e parë e rregullt e Asambles Komunale të Ferizajt

2010/01/30 - 12:00

Në fillim të seances Kryetari i Komunës z, Xhemaili paraqiti Programin e qeverisjes komunale për periudhen katër vjeçare 2009- 2013.

 “Jam i bindur që ky program është ndërtuar mbi bazën e mundësive dhe kapaciteteve reale të komunës nga pikpamja kuadrovike, profesionale dhe financiare”, ka thënë Xhemaili, duke shtuar se ky program është një vazhdim i ndryshimeve progresive në komunën e Ferizajt. Programi në fjalë, sipas tij, është ndërtuar nga vet qytetarët dhe nga nevojat e tyre të drejtpërdrejta.

Opozitarët dhanë edhe propozimet e tyre pas fjalës së kryetarit Xhemaili, për programin katërvjeçar, me propozime konkrete, që në programin e tij të futeshin edhe propozimet e tyre.

Janë marrrë  edhe dy vendime për themelimin e Komiteteve të Përhershme. Atë, të  Komitetit për Politikë dhe Financa, dhe Komitetin për Komunitete. Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Agim Aliu, ka thënë se, ai kishte ftuar shefat e grupeve parlamentare në një takim, që të dakordoheshin për formimin e Komiteteve të Përhershme. Pas bisedimeve ishte arritur marrëveshja që Komiteti për Politikë dhe Financa të ketë shtat antarë, pasi kështu parashihet edhe me statutin e Komunës së Ferizajt e rregullt e Asambles Komunale te Ferizajt

 Jam i bindur që ky program është ndërtuar mbi bazën e mundësive dhe kapaciteteve reale të komunës nga pikpamja kuadrovike, profesionale dhe financiare” ka thënë kryetari i komunës së Ferizajt z. Bajrush Xhemaili.