2024/10/24 - 2:13
Në vazhdën e ligjëratave të projektit “Fenomeni i bullizmit në shkolla, pasojat dhe lufta kundër tij” ndërmarr nga Labinot Azemi bashkë me psikologun Orhan Nazifi, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, vazhdoi aktiviteti në ShFMU ” Enver Topalli” Omuraj. Një ambient i ngrohtë, kureshtje dhe energji pozitive u nda nga menaxhmenti dhe nxënësit e shkollës.