2010/02/10 - 12:00
Ky vendim sipas Berishës është një lloj pavarësimi i shkollave ose kthim i autonomisë tek ato. Nga tani drejotët do ti menagjonë shkollat me mjetet e tyre të ndara nga DKA. Berisha thotë se ndoshta do të ketë edhe telashe si për DKA-në, po ashtu edhe për shkollat, për shkak se duhet të kenë kuadro të profesionalizuar që të përcjellin të hyrat dhe të dalurat e mjeteve nga shkolla. “Drejtorët nuk janë ekonomist, dhe këtu do të kemi një pengesë. Nuk do të mund të realizohet ashti siç duhet”, ka thënë Berisha. Sipas tij, ky problem duhet të zgjidhet, ose shkollat të kenë një ekonomist të përbashkët për disa shkolla, por edhe të kenë njerëz adekuat të profesionit që të përcjellin këto mjete. Por ndryshe, drejtori i shkollës do të jetë përgjegjës menagjues i mjeteve.
Disa nga drejtorët e shkollave sipas Berishës kanë edhe ankesa në ndarjen e bugjeti, sepse bugjeti është ai i njejti, por ankesat e tyre Berishat thotë se do ti zgjedhin bashkarisht me drejtorin e f ekonomisë dhe financave. “Në këtë rast besoj që do të jetë e kalueshme kjo mes drejorëve”, ka thënë Berisha. As grantet qeveritare nuk janë rritur ende, dhe me t’u rritur grantet, Berisha thotë se do të rriten mjetet edhe për shkollat. “Secilës shkollë do ti shkonte shuma adekuate. Problem tani e kemi tek vendet e punës. Nëse drejtorët parashohin të hapet edhe një vend punë për ekonomist ata duhet që nga bugjeti i vet ta financojnë”, ka thënë Berisha.
Berisha thotë se ministri i arsimit përmes mekanizamve të tij do ta bëjnë decentralizimin e shkollave të cilat sipas tij ishin ngulfatur kaherë dhe në këtë rast edhe të bugjetit që u dedikohej atyre. “Ata do të jenë menagjuesit, që do ti shpenzojnë mjete e tyre, dhe do tu japin prioritet gjërave më të nevojshme për momentin”, ka thënë Berisha. Shkollat duhet ta kenë autoniminë e vet, sepse sipas tij, sado që DKA-ja mirret me problemet e procesit edukativo-arsimor dhe janë në shërbim të tyre, prap nuk mund të depërtojnë dhe të dinë për secilët shkollë prioritetet e tyre.
Sistemi i ri i aplikimit të menagjimit të shkollave nga vet drejorët e tyre, ka hyrë në fuqi që nga janari i këtij viti.
Për vendimin i MASHT, që drejtorët e shkollave të menagjojnë bugjetin e tyre nëpër shkolla ku punojnë, Agim Berisha, drejtor i Drejosië së Arsimit në Ferizaj, ka thënë se ky vendim është mjaft i qëlluar, sepse në këtë formë shkollat do ta kenë autonominë e tyre.