Jehona Lushaku Sadriu u lind në Prishtinë, në vitin 1980.
Studimet e doktoratës i përfundoi në Universitetin e Hanoverit të Gjermanisë, me temë: “Evropianizimi përmes kushtëzimit dhe deliberimit” në vitin 2019. Studimet master i përfundoi gjithashtu në Universitetin e Hanoverit, në drejtimin MA Integrime Evropiane – Jeann Monnet, kurse paraprakisht ka përfunduar dy fakultete në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike, si dhe atë të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.
Për sukses në studime dhe angazhim social, ajo është zgjedhur studente e vitit 2005 në Universitetin e Hanoverit, në ç’rast i është ndarë çmimi “Victor-Reizkallah”. Gjatë studimeve ka qenë bursiste e Konrad Adenauer Stiftung dhe ka përfunduar praktika profesionale në Parlamentin Evropian, Bundestag, Parlamentin e Landit të Saksonisë së Ulët dhe DW në Berlin.
Lushaku Sadriu, aktualisht është profesoreshë në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2013, ajo ka qëndruar një semestër në Universitetin e Salzburgut në Austri si ligjëruese mysafire në Qendrën e Studimeve Evropiane. Në mes të viteve 2010-2014 ajo ka ligjëruar në disa programe ndërkombëtare akademike: Summer University South East Europe-2007-Uni Vienna, Sommerakademie des GSI- Bonn 2014, 2015; Universitetin Ndërkombëtar Veror të Prishtinës 2011, 2015; EU Law Winter School 2010-UP, Akademinë Evropiane për të Rinj 2016-2017, etj.
Ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare akademike në: Stamboll, Vjenë, Berlin, Hanover, Mynhen, York, etj. Ajo është autore e disa punimeve akademike të indeksuara ndërkombëtarisht (EBSCO) dhe i dy librave në gjuhë angleze: Lushaku Sadriu, Jehona. (2019) “Europeanization through Conditionality and Deliberation in the EU Enlargemant Process: An analysis of the case study of Kosovo” Berlin, Germany, si dhe “Bashkimi Evropian – Një përmbledhje e shkurtër” Konrad Adenauer Stiftung, Prishtinë, Kosovë (2017).
Përveç karrierës akademike, Lushaku Sadriu, angazhim të thellë shfaqi edhe në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Kosovë përmes projekteve evropiane. Duke qenë udhëheqëse në Zyrën Erasmus +, është angazhuar që Kosova të rrisë projektet ndërkombëtare për shkëmbim të studentëve, përfitim të projekteve në ndërtim të kapaciteteve, etj. Përgjatë viteve 2007-2010 ka qenë drejtoreshë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës, e më pas ka menaxhuar për dy vite projektin austriak KAIP për arsimin e lartë në Kosovë. Ajo për kohë të caktuar është angazhuar nga UNDP si këshilltare për integrime evropiane në zyrën e Kryeministrit të Kosovës dhe në Ministrinë e Drejtësisë, ndërkaq fushat e saj të ekspertizës janë: Integrimet evropiane dhe Arsimi i lartë.
Email: jehona.lushaku@rks-gov.net
Asistente: Anita.Xhabiri@rks-gov.net
Tel: 038-231-760
Drejtoria e Arsimit
Drejtoria e Arsimit, në kuadër të kompetencave ,autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore, udhëzimeve administrative të MASHT-it Statutit të Komunës ,dhe të politikave strategjike të Kryetarit të Komunës në fushën e veprimtarisë së saj, është kompetent dhe ka përgjegjësinë për menaxhimin dhe koordinimin e strukturës së arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm (0,1,2,3 ) në Komunë në Komunën e Prishtinës;
Udhëheq, menaxhon dhe koordinon procesin e licencimit të çdo institucioni edukativo-arsimor publik para-universitar, në përputhje me ligjet në fuqi dhe strategjinë e MASHT-it dhe të Komunës;
Bashkëpunon me Sektorin e Burimeve Njerëzore në procesin e punësimit të mësimdhënësve dhe personelit tjetër (ndihmës dhe mbështetës), në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi dhe me aktet nënligjore komunale dhe qendrore;
Bashkëpunon me Sektorin e Burimeve Njerëzore në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve dhe zv,drejtorëve të institucioneve të arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm (0,1,2,3), në pajtim me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi;
Në përputhje me aktet ligjore në fuqi dhe në bashkëpunim me Sektorin e Pagave menaxhon procesin e pagesave të stafit aktiv arsimor dhe stafit tjetër profesional dhe mbështetës në institucionet shkollore-arsimore të Komunës.
Në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, planifikon dhe mbikëqyrë zbatimin e strategjive për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm në Komunën e Prishtinës;
Mbikëqyrë institucionet arsimore dhe vlerëson performancën e të gjithë të punësuarit e drejtorisë dhe drejtuesve të institucioneve arsimore në nivel Komunal;
Regjistron dhe pranon nxënësit, në pajtim me parimin e mos-diskriminimit të të gjitha formave të tij.
Regjistron të gjitha të dhënat e nxënësve dhe evidenton, ruan dhe arkivon dosjet e personelit arsimor dhe trupit menaxherial, në përputhje me ligjet, procedurat dhe formularët e MASHTI;
Nxitë dhe promovon mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar fillor dhe atë të mesëm në kushte të barazisë së plotë për të gjithë;
Konstaton dhe identifikon nevojat për ngritje të vazhdueshme profesionale të drejtorëve dhe të personelit arsimor aktiv, në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi dhe mundësitë reale buxhetore për to
Organizon trajnime për mësimdhënësit dhe stafin tjetër profesional;
Harton, propozon dhe miraton rregulloret e punës për shkolla të të gjitha niveleve në kompetencë të Komunës, duke përfshirë Kodin e mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit nxënësit dhe personelin tjetër mbështetës;
Merr vendime për ankesat kundër vendimeve të drejtorëve të shkollave të të gjitha niveleve para universitare në Komunë;
Monitoron dhe mbikëqyrë vendimet e drejtorëve të shkollave të të gjitha niveleve;
Monitoron të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës si organizatë buxhetore;
Mbikëqyrë shpenzimet e buxhetit, përmes kërkesës për raporte periodike nga shkollat;
Harton planin e prokurimeve për nevojat funksionale të Drejtorisë së Arsimit;
Në pajtimit me aktet ligjore në fuqi, merr pjesë në procedurat e prokurimit të propozuara nga Drejtoria e Arsimit deri në vlerësimin e ofertave (së paku një anëtar në komision për vlerësimin përfundimtar të ofertave);
Në këshillim me drejtorët e shkollave dhe të këshillave drejtuese të shkollave miraton rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve;
Konstaton dhe identifikon si dhe propozon në marrëveshje me MASHT-in vendimin për themelimin, shuarjen, ndarjen apo mbylljen e institucioneve shkollore publike të niveleve 0,1,2,dhe 3 në Komunën e Prishtinës;
Nxit, ndihmon dhe inicion bashkëpunimin në mes mësimdhënësve prindërve ,nxënësve, me qëllim të ngritjes së kualitetit dhe cilësisë së mësimdhënies dhe mësim-nxënies në shkolla të cilat I menaxhon dhe mbikëqyr (shkollat publike)
Organizon, inkurajon dhe nxitë organizimin e garave të ndryshme të diturisë në mes të shkollave ,nga lëndët e shkencave natyrore dhe atyre humanitare dhe ndan shpërblime dhe mirënjohje për nxënësit dhe punëtorët arsimor të merituar;
Kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e objekteve shkollore dhe të pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike.
Kujdeset, inicion dhe organizon krijimin e shërbimeve të nevojshme për nxënësit dhe mirëqenien e tyre ( ujin, ambient banjash, shërbime shëndetësore, shujta ditore etj.);
Kujdeset për mirëmbajtjen e ambienteve rrethuese të shkollave duke promovuar gjelbërimin e tyre;
Propozon dhe inicion bashkëpunimet ndër-komunale në fushën e arsimit;
Bashkëpunon me OJQ dhe shoqërinë civile si dhe me organizata qeveritare dhe jo qeveritare me qëllim të tërheqjes së donacioneve në interes të shkollave publike të të gjitha niveleve para-universitare me qëllim të avancimit dhe ngritjes së kualitetit të mësimdhënies dhe mësim-nxënies;
Për arritjen e objektivave të shëndetit publik ndërmerr aktivitete dhe zhvillon programe të përbashkëta me MASHT dhe shkollat për të nxitur kujdesin shëndetësor dhe shmangur smundejve ngjitëse dhe dukurive deveijante;
Kujdeset dhe mbështet arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta(speciale), në përputhje me masën dhe nevojat specifike të tyre;
Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Arsimit, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Arsimit.