Republika e Kosoves

Prishtinë

Biografia / Detyrat dhe Përgjegjësitë

Adelinë Sahiti u lind në Prishtinë, në vitin 1989.

Ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në vitin 2011, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë, ku edhe vazhdon studimet post-diplomike.

Gjatë karrierës së saj, ka punuar në mediumet më prestigjioze në vend, duke përcjell aktivitete të ndryshme nga politika, jeta sociale e ajo kulturore, për 12 vjet radhazi.

Për kauza sociale ka punuar qysh nga shkollimi i mesëm, duke qenë vullnetare e aktiviste në organizata humanitare, si Kryqi i Kuq i Kosovës, e të tjera organizata që veprojnë brenda territorit të Prishtinës.

Çështjet sociale, barazia gjinore, mirëqenia e qytetarëve e komunitetit të cilit ajo i përket, kanë qenë gjithmonë tema për të cilat ajo është angazhuar.

Është trajnuar dhe certifikuar për tema, të cilat kanë pasur në fokus mirëqenien sociale, menaxhimin e fatkeqësive të ndryshme, prezantimin efektiv, e të ngjashme.

Aktualisht ushtron pozitën e Drejtoreshës së Mirëqenies Sociale, në Komunën e Prishtinës.

E-mail: adelina.sahiti@rks-gov.net

Asistente: Besarta.Morina@rks-gov.net

Tel: 038/200-128

 

Përgjegjësitë e mirëqenies sociale:

Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, si dhe mbështetur në udhëzimet strategjike dhe politike të Kryetarit të Komunës ,në kuadër të fushë veprimtarisë së saj ushtron dhe është përgjegjëse për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve specifike për të arritur objektivat e shërbimeve sociale të Komunës së Prishtinës;

Vlerëson nevojat lokale për shërbime sociale;

Harton buxhetin, në përputhje me nevojat lokale dhe dispozitat ligjore në fuqi;

Zbaton normat dhe standardet e infrastrukturës dhe burimeve njerëzore sipas akteve ligjore të miratuara nga niveli qendror;

Vendos dhe mbledh bashkëpagesat brenda kornizës së përcaktuar nga ministritë e linjës;

Përcakton prioritetet lokale dhe objektivat në bazë të informatave, në përputhje me strategjinë e shërbimeve sociale;

Ofron shërbime sociale dhe përkujdesje për rastet sociale të popullatës, brenda territorit të komunës;

Kujdesët për të drejtën për të pasur, zhvilluar dhe përdorur pronën, me qëllim të sigurimit të strehimit social të personave brenda territorit të komunës;

Bashkëpunon me ministritë e linjës përkatëse për vendosjen dhe zbatimin e politikave sociale, për kategoritë e fëmijëve të rrezikuar dhe të gjitha grupet tjera vulnerabile në nivelin lokal, përmes QPS – së;

Ushtron kompetenca dhe përgjegjësi të tjera që dalin nga ligjet e veçanta, Statuti i Komunës, aktet nënligjore dhe të deleguara nga pushteti qendror;

Mbledhë dhe analizon informatat në fushën sociale në nivel lokal;

Organizon fushata sensibilizuese me organizatat qeveritare dhe jo qeveritare dhe harton marrëveshje bashkëpunimi në fushën sociale;

Koordinon dhe mbikëqyrë punën e Qendrës për Punë Sociale;

Raporton lidhur me ofrimin e shërbimeve sociale dhe të arriturave komunale në këtë fushë;

Propozon nivelin e qirasë dhe vendosjes së nivelit të lirimit nga pagesa e qirasë për objektet në pronësi;

Harton propozimet për lirimet nga shërbimet ndaj qytetarëve, nëse skemat janë bazuar mbi kriteret e objektivit të hapur ndaj publikut dhe në pajtueshmëri me ligjin në fuqi;

Ndërmarrë hapa për të identifikuar natyrën dhe përmasat e nevojës për shërbime sociale dhe familjare, brenda territorit të komunës;

Përgatitë planet vjetore për zhvillimin dhe përparimin e shërbimeve sociale dhe familjare dhe mbajtjen e shënimeve statistikore;

Përkujdesjet për sigurimin e strehimit për të pastrehët;

Ndërmerr veprime për të siguruar fonde të mjaftueshme për ngritjen e vazhdueshme profesionale të profesionistëve social, nëpërmjet trajnimeve specifike, në harmoni me aktet ligjore në fuqi.;

Siguron ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, sipas standardeve të përcaktuara nga ministritë e linjës;

Vlerëson nevojat socio – familjare, në nivel komunal, dhe monitoron situatën sociale në territorin e komunës;

Kujdeset për ofrimin e shërbimeve të asistencës dhe përkujdesjes sociale për familjet në asistencë sociale, përmes QPS-së, në pajtim me legjislacionin në fuqi;

Siguron shërbime cilësore socio – familjare për kategoritë e rrezikuara të popullatës dhe të mbrojtura me ligj;

Ofron shërbime sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, përmes aktiviteteve të Qendrës për Punë Sociale (QPS), ose duke siguruar financim apo ndonjë ndihmë tjetër materiale për organizatat joqeveritare që merren me këtë veprimtari;

Bashkëpunon me partnerët lokal dhe ndërkombëtarë për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve socio – familjare;

Bashkëpunon me ministritë e linjës në sigurimin, distribuimin dhe ruajtjen e statistikave, informatave dhe konfidencialitetit të familjeve që marrin shërbime socio – familjare, sipas legjislacionit në fuqi;

Siguron fonde optimale për trajnimin e vazhdueshëm të profesionistëve socialë, me qëllim të ngritjes së shërbimeve socio – familjare.

Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.