Republika e Kosoves

Prishtinë

Zyra për Politika Publike

Sektori për Politika Publike, ushtron kompetenca në përputhje me autorizimet, përgjegjësitë dhe të drejtat dhe detyrimet ligjore dhe kërkesave të Kryetarit të Komunës;

Ofron mbështetje profesionale dhe teknike për Kryetarin e Komunës në fushën e politikave publike;

Koordinon dhe ofron mbështetje në formulimin e politikave publike lokale;

Me kërkesë të Kryetarit të Komunës ndërmerr aktivitete hulumtuese që ofrojnë informacion dhe analiza mbi politikat publike lokale;

Organizon dhe përgatitë tryeza diskutimi mbi politikat publike lokale;

Kryen edhe punë të tjera, me kërkesë të Kryetarit të Komunës dhe në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Sektorit.