Republika e Kosoves

Prishtinë

Biografia / Detyrat dhe Përgjegjësitë

Selia e Drejtorisë: Prishtinë, Objekti i vjetër i Komunës, Rr. UÇK 61

Drejtor i Drejtorisë: Vasilika Zotaj Asllani

Data e lindjes: 31 dhjetor 1962

Statusi martesor: e martuar

Eksperienca: E lindur në Berat të Shqipërisë dhe jeton e punon në Kosovë prej rreth 20 vitesh. Shkollën e mesme e përfundoi në Fier, kurse studimet e larta i ka mbaruar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në shkencat ekzakte, dega Matematikë-Fizikë. Për të kompletuar dhe për të çuar më tej shkollimin e saj, edhe si nënë e dy fëmijëve, ajo ka nisur dhe përfundoi studimet master për Integrime Evropiane, drejtimi ‘Politika të Bashkimit Evropian’. Ka kryer trajnime të shumta dhe të ndryshme për të plotësuar profesionalisht pasionet e saj. Është aktive në jetën politike prej shumë vitesh, dhe autore e shumë analizave politike të publikuara në median e shkruar. Ka punuar si mësimdhënëse e lëndës së matematikës në disa shkolla në Shqipëri dhe në shkollën e mesme “Abdyl Frashëri” në Prishtinë. Njëkohësisht ka punuar edhe si menaxhere në biznesin privat prej 10 vitesh.

E-mail: vasilika.zotaj@rks-gov.net
Tel: 038 230 900

Orari i punës: fillon nga 8:00 dhe përfundon në 16:00
Pranimi i palëve: çdo ditë në orar të punës

Drejtoria e Administratës

Drejtoria e administratës, në kuadër të fushë veprimtarisë së saj ushtron dhe është përgjegjëse për:

  • Ushtrimin dhe zbatimin e shërbimeve të përgjithshme administrative për organet administrative dhe organet tjera Komunale dhe
  •  Ofrimin e shërbimeve administrative, për qytetarët e Komunës së Prishtinës, në kuadër të kompetencave vetanake apo të deleguara ligjore të saj.

Përgjegjësitë e administratës:

Shërbimet e përgjithshme administrative për organet administrative dhe organet tjera Komunale të Drejtorisë së Administratës përfshijnë:

  • Ofrimin e shërbimeve dhe kryerjen e punëve administrative mbështetëse për punët e Kuvendit të Komunës të Bordit  të Drejtorëve dhe të trupave punues ( komiteteve) të Kuvendit Komunal.

Përgatitjen dhe hartimin e akteve të Kryetarit të Komunës ( neni 13 lidhur me nenin 58 të LVQL ) si dhe punë të tjera teknike –administrative si:

  •  Përpilimin e ftesave dhe të vendimeve që dalin nga mbledhjet e caktuara ,përpilimin dhe lekturimin profesional i materialeve literare në gjuhët në përdorimin zyrtar në Komunën e Prishtinës;
  • Pranimin dhe procedimin në organin kompetent të iniciativave qytetare peticioneve dhe kërkesave për referendum të qytetarëve të Komunës së Prishtinës, në përputhje me Ligjin dhe Statutin e Komunës.

Bënë propozimet ( hartimet ) e projekt rregulloreve dhe propozim vendimeve të përgjithshme administrative ,si dhe ushtron propozime për ndryshimin dhe plotësimin e akteve të përgjithshme nënligjore në fuqi ( në juridiksionin Komunal )

Zbaton dhe bënë regjistrimin dhe mbajtjen e evidencës së materialit zyrtar që pranohet dhe dorëzohet nga zyra e arkivit të administratës së Komunës, si dhe arkivimin e lëndës arkivore dhe kujdesi për ruajtjen e sajë, dhe kujdesi për ruajtjen e akteve materiale të administratës (librat amë, kartotekat, protokollet, regjistrat, etj )

Ofron të gjitha format e shërbimeve dhe të ndihmës juridike për qytetarët, përfshirë regjistrimin e të gjitha kërkesave dhe parashtresave të tyre dhe bënë raportimin për kryerjen e lëndëve administrative në përputhje me afatet ligjore.

Është përgjegjëse dhe kujdeset për ofrimin e shërbimeve postare për nevojat e organeve Komunale dhe organeve të administratës Komunale .

Ushtron dhe menaxhon me fushën e logjistikës, duke përfshirë menaxhimin dhe kujdesin për automjetet,  titullar pronësor i të cilave është Komuna e Prishtinës.

Organizon dhe kujdeset për mirëmbajtjen e objekteve të administratës Komunale, duke përfshirë organizimin e shërbimeve të sigurimit për këto objekte.

Ushtron të gjitha punët rreth përkujdesjes dhe mirëmbajtjes së teknologjisë informative dhe avancimit të saj për nevoja zyrtare.

Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.

Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Administratës është e organizuar në këta sektorë:

1.    Sektori i Bashkësive Lokale;
2.    Sektori për Punë të Kuvendit Komunal;
3.    Sektori i Gjendjes civile;
4.    Sektori i Teknologjisë Informative;
5.    Sektori i Shërbimeve të Përgjithshme (Logjistikës);
6.    Sektori për Shërbim me Qytetar.