Republika e Kosoves

Prishtinë

Biografia / Detyrat dhe Përgjegjësitë

Selia e Drejtorisë: Prishtinë, objekti i vjetër i Komunës, rr. “UÇK”, nr. 61
Drejtor i Drejtorisë: Fitim Rexha, i diplomuar në Menaxhimin e Politikave Publike

Data e lindjes: 14 shkurt 1971
Statusi martesor: I martuar

Eksperienca: Studimet Batchelor i ka përfunduar në Kolegjin Evropian “JURIDICA” në Prishtinë.
Fitim Rexha fillimisht ka punuar si menaxher i shitjes me shumicë në kompaninë “Sharbani”, në Prishtinë, gjatë viteve 1992-1999. Pas luftës fillimisht punoi si përkthyes për KFOR-in britanik, pastaj u punësua në UNMIK, si asistent administrativ në Policinë e UNMIK-ut, e më pas si asistent i shefit të Arkivit të UNMIK-ut. Gjatë punës në UNMIK, Fitim Rexha punoi edhe në Misionin Ndërkombëtar të UN-së në CHAD të Afrikës Qendrore, ku kreu detyrën e asistentit të shefit të Stafit të Misionit, si dhe menaxher i Arkivit të Misionit të UN-së. Gjatë viteve 2012-2014, Fitim Rexha ishte i punësuar në kompaninë amerikane “Mission Essential” në Afganistan, si menaxher i operacioneve (Operations Manager). Nga viti 2015 e deri në marrjen e postit të drejtorit në Komunë, punoi në projektin “Digjitalizimi i të dhënave të librave amzë të kthyer nga Serbia” përmes “Danish Refugee Council”.

E-mail: fitim.rexha@rks-gov.net
Tel: 038 230 900 lok. 1120

Orari i punës: 8:00 – 16:00.
Pranimi i palëve: Çdo ditë pune, nga ora 9:00 – 16:00.

 

 

Drejtoria e Sportit

Drejtoria e Sportit në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve, është përgjegjëse dhe ushtron aktivitete të planifikuara, duke udhëhequr me resurset (burimet) lokale sportive të Komunës së Prishtinës;

Planifikon dhe propozon parallogaritë buxhetore të Drejtorisë, në kuadrin e organizatës buxhetore, të administratës komunale;

Organizon dhe përkujdesjet për shënimin e datave me rëndësi dhe vlerave të dëshmuara sportive të Komunës së Prishtinës.

Organizon debate, tryeza me shoqërinë civile, klubet sportive, organet shtetërore dhe individë sportivë, me qëllim të avancimit, zhvillimit dhe promovimit të fushës së sportit në Komunën e Prishtinës;

Në përputhje me përgjegjësitë ligjore, udhëheq me fushat sportive komunale, me Stadiumin e qytetit etj.;

Përpilon, rishikon dhe ndryshon planet dhe veprimet juridike të raporteve juridiko-civile kontraktuale, në lidhje me objektet dhe fushat sportive në komunën e Prishtinës;

Bashkëpunon me ministrinë e linjës për realizmin e projekteve në fushën e sportit;

Kujdeset për të gjitha objektet dhe fushat sportive të Komunës së Prishtinës. Drejtoria e Sportit, së bashku me MKRS-në dhe donatorë, kujdeset për mirëmbajtjen e Stadiumit të qytetit dhe fushave të tjera sportive të Komunës së Prishtinës;

Ushtron, promovon dhe nxit bashkëpunimin me qytete të tjera të Republikës së Kosovës dhe me shtete të tjera, në përputhje me politikat e jashtme të shtetit të Kosovës, për të mundësuar integrim të mirëfilltë të sportit dhe këmbim përvojash në interes të zhvillimit të sportit në përgjithësi;

Hulumton dhe ofron përkrahje në fushat e sportit për klube, shoqata dhe individë me aftësi të posaçme kreative, dhe ofron mbështetje me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi;

Kryen edhe punë të tjera në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë-veprimtarisë së Drejtorisë.