Republika e Kosoves

Prishtinë

Biblioteka e qytetit
“Hivzi Sulejmani”-Prishtinë
Adresa: UÇK nr. 10
038 245 523 / 038 232 980
info@biblioteka-pr.org
www.biblioteka-pr.org

Misioni

Biblioteka e qytetit të Prishtinës është institucion kulturor, edukues e informues që grumbullon, pasuron, përpunon, mirëmban dhe ruan koleksionet e veta nga fushat e ndryshme të krijimtarisë dhe të veprimtarisë intelektuale me qëllim që t’ i bëjë të njohura dhe t’ ua vërë në dispozicion shfrytëzuesve për t’i lexuar, hulumtuar e studiuar dhe për t’ i lënë trashëgim gjeneratave të ardhshme;

 

 

Historiku

Nuk janë gjetur të dhëna të sakta për datën e formimit dhe hapjen e kësaj biblioteke, por të gjitha gjasat janë që ka filluar të punojë në shkurt të vitit 1945, me një fond prej 1300 librash në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe një fond fletushkash dhe broshurash të kohës së luftës.

Pas ndalimit të punës së Qendrës bibliotekare të KAKM, më 1953, fondi i koleksionit librar i është bashkëngjitur kësaj biblioteke dhe deri më 1956 ka luajtur rolin e Qendrës bibliotekare për gjithë territorin e Kosovës dhe brenda kësaj periudhe ka zgjeruar rrjetin e bibliotekave jashtë Prishtinës.

Mbështetur në dokumentacionin zyrtar, shihet se më 12.IV.1963 themelues i kësaj biblioteke është Kuvendi Komunal i Prishtinës me emërtim Biblioteka Publike “Milladin Popoviqi”. Gjatë viteve bibliotekës i ndryshohet emërtimin në: Biblioteka Popullore “Milladin Popoviqi”, Biblioteka e Qytetit (pa shtesën Milladin Popoviq), Biblioteka e Qytetit “Hivzi Sulejmani”, Biblioteka Rajonale “Hivzi Sulejmani”, si dhe Biblioteka Nder komunale “Hivzi Sulejmani”.

 

Bibliotekat

Nga viti 1947 deri në gusht të vitit 2016 biblioteka ka qenë zhvilluar aktivitetin e saj në objektin nën mbrojtje të ligjit për trashëgimi kulturore, i gjendur në rrugën UÇK, ku edhe kanë qenë zyrat kryesore.

Sot, Biblioteka e qytetit të Prishtinës “Hivzi Sulejmani” është e vendosur në lagjen Dardania në objekt prej 5800 m2. Objekti është i pajisur me pajisje teknike dhe teknologjike të trendëve bashkëkohore për bibliotekari dhe mirëpret vizitorë të shumtë.

Ky institucion ka edhe degët tjera në Prishtinë dhe rreth Prishtinës e këto janë:

– Dega Përkujtimore” në Taukbahçe;

– Dega “Lektura” në Ulpianë;

– Dega “Përrallat” në Ulpianë;

– Dega “Pallati i Rinisë” në qendër të Prishtinës.

– Dega në Bardhosh;

– Dega në Llukar;

– Dega në Koliq;

– Dega në Keqekollë;

– Dega në Slivovë;

– Dega në Hajvali

 

Për më shumë informata ju lutem vizitoni ueb faqen www.biblioteka-pr.org

 

 

  Statuti i Bibliotekës komunale “Hivzi Sylejmani”-Prishtinë