Republika e Kosoves

Prishtinë

Biografia / Detyrat dhe Përgjegjësitë

Bekim Brestovci u lind më 1.6.1969.

Ka të përfunduar Master në Biznes dhe Menaxhment, me specializim në Menaxhment gjeneral internacional.

Ka udhëhequr në Gjermani, korporata ndërkombëtare dhe ka menaxhuar kompani në pronësi të tij.

Gjatë periudhës 2017-2019 në Gjermani, ka udhëhequr dhe ka marrë prapë në udhëheqje në vitin 2023, Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Ka ushtruar pozitën e këshilltarit politik në Ministrinë e Diasporës dhe investimeve strategjike.

Ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ka ushtruar detyrën e këshilltarit për investime kapitale dhe investimet nga jashtë në kabinetin e Kryetarit të Kryeqytetit.

Është anëtar i Bordit Këshilldhënës në Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë.

E-mail: bekim.brestovci@rks-gov.net

Tel: 038/230-900

 

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit

 

• Jep pëlqim për shfrytëzimin e hapësirave publike në përputhje me planet dhe rregulloret komunale;
• Në bazë të ligjit dhe udhëzimeve administrative, bënë trajtimin e qenve endacakë.
• Organizon sigurimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike përmes invertarizimit;
• Në bashkëpunim me banorët, bën rregullimin dhe riparimin e ashensorëve në banesat kolektive;
• Bën planifikimin dhe menaxhimin e mirëmbajtjes, rikonstruktimit, zgjerimit dhe modernizimit të rrjetit të ndriçimit publik;
• Eshtë përgjegjëse për ndriçimin Publik:
• Bën rregullimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve, fontanave dhe krojeve publike;
• Mbikëqyrë mbledhjen, transportimin deri në deponi të mbeturinave nga amvisëritë, institucionet dhe lokalet afariste, mbeturinave të vëllimshme, mbeturinave ndërtimore, mbeturinave të biodegradueshme dhe kompostimin e tyre, si dhe llojeve tjera të mbeturinave të cilat janë në kompetencë të nivelit lokal;
• Organizon dhe mbikëqyrë mirëmbajtjen verore dhe dimërore të shesheve, rrugëve dhe trotuareve në zonën urbane dhe rurale të komunës;
• Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe zvogëlimin ose ndalimin e atyre aspekteve ekonomike dhe te aktiviteteve të tjera qe përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin;
• Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe dëmimit të mjedisit përmes eliminimit të deponive ilegale dhe aktiviteteve tjera relevante;
• Përcakton lokacionin e kontejnerëve;
• Informon publikun për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit;
• Në përputhje me ligjet dhe aktet komunale, përgatit programin për uljen e nivelit të ndotjes së mjedisit dhe propozon projekte për mbrojtjen e mjedisit, në bashkëpunim me institucione qendrore e lokale dhe donatorë;
• Përkujdeset për ruajtjen e ujërave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore nga ndotësit;
• Mbikëqyrë administrimin e vlerave natyrore, si: ajri, uji, toka, pyjet, lëndët minerale dhe të mirat natyrore publike;
• Vlerëson rrezikshmërinë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi tё tjera brenda territorit të komunës, si dhe harton planet për mbrojtje;
• Kujdeset për funksionimin dhe aktivizimin e Sistemin të Alarmit Publik në rast të rrezikut;
• Është përgjegjës për organizimin e qytetarëve në forcat për mbrojtje dhe shpëtim, në rast nevoje si dhe propozimin për themelimin e Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim;
• Në përputhje me ligjet dhe në rast nevoje është përgjegjëse për koordinimin e punëve me institucionet qendrore dhe komunat tjera në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit.
• Në rastet e jashtëzakonshme, i propozon Kryetarit të Komunës shpalljen e gjendjes Emergjente, si dhe masave që duhet të ndërmerren për përballimin e situatës;
• Kujdeset për mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e strehimoreve publike;
• Bën pranimin e informatave nga qytetarët, subjektet Komunale dhe i dërgon për personin apo subjektin qe i dedikohen (Qendra e thirrjeve);
• Në përputhje me ligjet dhe aktet komunale, harton Planin për Mbrojtje nga Zjarri, Planin Operativ Emergjent dhe Planin nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera;
• Ndërmerr masa për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
• Në raste emergjente nga fatkeqësit natyrore dhe fatkeqësit tjera bën evakuimnin dhe strehimin e përkohshëm të qytetarëve:
• Bashkëpunon me BPZ-në gjatë intervenimeve emergjente dhe intervenimeve nga zjarri;
• Kujdeset për furnizim me ujë të pishëm me cisterna dhe rezervuarë të veçant, në rast nevoje;
• Ndërmerr masa preventive për parandalimin e vërshimeve përmes pastrimit të Shtratit të lumenjeve, kanalizimit atmosferike, pastrimi i proskave, kanaleve të hapura dhe portave hyrëse;
• Bën monitorimin dhe vëzhgimin e kamerave të sigurisë në Qendren e thirrjeve;
• Ndërmerr masa gjatë rasteve emergjente:
• Bënë regjistrimin e objekteve të vjetra dhe objekteve tjera me rrezikshmëri të lartë, zonave me rrezikshmëri të lartë nga shembjet e dheut dhe vërshimet;
• Koordinon aktivitetin dhe jep pëlqimin për veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve dhe mallrave, me kompanitë publike dhe private;
• Cakton linjat dhe rendin e udhëtimit për transportin publik të udhëtarëve, sinjalizimin e vend ndaljeve për autobusë, pritoreve të udhëtarëve;
• Cakton lokacionet për parkimin e veturave auto-taksi;
• Menaxhon sektorin me “Merimangë”, sipas rregullores, dhe përgatit procedurat për ankand publik për automjetet e konfiskuara, që kalojnë afatin e paraparë me ligj;
• Bashkëpunon me policinë për rregullimin e komunikacionit dhe ngritjen e sigurisë në komunikacion, në veçanti afër shkollave dhe institucioneve parashkollore;
• Kujdeset për sinjalizimin vertikal dhe horizontal të rrugëve ekzistuese dhe rregullon komunikacionin në qytetin e Prishtinës;
• Ndërtimi i nyjave të reja të semaforëve në udhëkryqet e qytetit dhe mirëmbajtja e semaforëve ekzistues;
• Vendos për mbylljen e përkohshme të rrugëve, për shfrytëzimin e tyre në raste të veçanta (festa shtetërore, punë të veçanta në interes të shtetit dhe komunës dhe punë të ngjashme);
• Eshtë kompetente për dhënjën e lejeve qe i përkasin Komunës, për vendosjen e sinjalizimit;
• Mbikëqyrë kushtet e sigurisë së jetës dhe shëndetit të njerëzve në vendndërtim dhe rreth tij, gjatë zhvillimit të punimeve.

 

Sektorë në kuadër të drejtorisë:

          

1. Sektori për shërbime publike;

2. Sektori për menaxhimin e mbeturinave dhe mjedisit;

3. Sektori për mbrojtje dhe shpëtim;

4. Sektori për transport dhe trafik.