Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prishtinë

Zyra për Komunikim me Publikun

Merr pjesë në takimet e drejtpërdrejta të Kryetarit të Komunës, brenda dhe jashtë Komunës;

Përcjellë mbledhjet e Këshillit të drejtorëve, të komiteteve dhe të Kuvendit të Komunës;

Koordinon ndërlidhjen me shtypin vendor dhe atë ndërkombëtar, në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Kryetarit të Komunës, drejtorëve të drejtorive dhe zyrave të tjera;

Koordinon zhvillimin dhe zbatimin e akteve komunale për komunikim me publikun;

Ofron informacione dhe informata për politikat e zhvillimit të Komunës;

Mbikëqyrë zbatimin e Strategjisë për komunikim me qytetarë dhe administron Kodin e mirësjelljes së zyrtarëve për komunikim, për të mbajtur standarde të larta etike për zyrtarët për komunikim;

Siguron transparencë dhe qasje publike për punën e drejtorëve të administratës komunale, të institucioneve arsimore dhe shëndetësore dhe të ndërmarrjeve publike lokale, duke u ofruar informata dhe dokumente qytetarëve dhe medieve;

Informon publikun për vendimet që merr Kuvendi, me anë të konferencave dhe lëshimit të kumtesave për shtyp;

Mban lidhje me shtypin lokal dhe mediat elektronike për çështjet që iu takojnë organeve të Komunës;

Është kompetente për publikimin e gazetës së brendshme “Buletini” në nivel të Komunës;

Siguron informacione brenda Komunës dhe është në bashkëpunim të përhershëm me drejtorët e drejtorive dhe shërbyesit civilë të punësuar në drejtoritë e administratës;

Shoqëron përfaqësuesit të mediave brenda Komunës dhe regjistron deklaratat e zyrtarëve komunalë dhënë përfaqësuesve të mediave;

Përgatit fletëpalosje, buletin, broshura etj;

Seleksionon dhe arkivon shkrimet e gazetave që kanë të bëjnë me Komunën;

Kryen edhe punë të parapara me ligj, Statutin e Komunës së Prishtinës dhe me rregulloret tjera.