Republika e Kosoves

Prishtinë

Biografia / Detyrat dhe Përgjegjësitë

Sibel Halimi është sociologe dhe poete e njohur. Ajo pritet ta përfundojë doktoratën në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës, me temën “Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë”.

Halimi ka të botuar katër libra me poezi: “Kopshti i Mëkateve” (2002), “Qenia nuk banon këtu” (2013), “Me ekzistu është vetë kuptimi”, “Zoti më dashuron mua”  (2022), si dhe përmbledhjen eseistike “Shoqëri në Alarm” (2017).

Që nga viti 2004 merret aktivisht me studime e kërkime shkencore në fushën e studimeve gjinore dhe sociologjisë. Merret me trajtimin e problemeve socio-filozofike, ku shkrimet e saj janë botuar në periodikun shqip dhe të huaj. Njihet si veprimtare e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë për të drejtat e grave dhe vajzave.

Nga viti 2014 – 2018, ishte e angazhuar si bashkëpunëtore e jashtme në Departamentin e Filozofisë dhe të Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës, si dhe për dy mandate ishte anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Filozofëve të Kosovës.

Email:

Tel: 038-226-417

 

Drejtoria e Kulturës

Drejtoria e Kulturës, në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve është përgjegjëse dhe ushtron aktivitet të planifikuara, duke udhëhequr me resurset (burimet) lokale, kulturore të Komunës së Prishtinës;

Planifikon dhe propozon parallogaritë buxhetore të drejtorisë, në kuadrin e organizatës buxhetore, të administratës Komunale;

Organizon dhe përkujdesjet për shënimin e datave me rëndësi dhe vlera të dëshmuara historike.

Organizon, debate, tryeza me shoqërinë civile dhe organet shtetërore me qëllim të avancimit, zhvillimit dhe promovimit, të fushës së kulturës;.

Në përputhje me përgjegjësitë ligjore, Udhëheq me arkivin Komunal teatrin “Dodona”, bibliotekën komunale “Hivzi Sulejmani”, Stadiumin e Qytetit etj;

Përpilon, rishikon dhe ndryshon punët dhe veprimet juridike të raporteve juridiko-civile kontraktuale, në lidhje me objektet e kulturës në Komunën e Prishtinës;

Bashkëpunon me ministrinë e linjës për realizmin e projekteve në fushën e kulturës;

Kujdeset për trashëgimin kulturore dhe historike materiale të Komunës (objektet fetare, objektet institucionale dhe shtëpitë e banimit me vlera historike dhe arkitekturale) dhe strukturat tjera që dëshmojnë histori si burime materiale historike. Drejtoria e Kulturës së bashku me MKRS dhe donatorë, kujdeset për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre në përputhje me identifikimet e pasurive kulturore të Komunës së Prishtinës;

Ushtron, promovon dhe nxit bashkëpunimin me qytete tjera të Republikës së Kosovës dhe me shtete tjera në përputhje me politikat jashtme të shtetit të Kosovës, për të mundësuar integrim të mirëfilltë kulturash dhe këmbim përvojash në interes të zhvillimit të kulturës;

Hulumton dhe ofron përkrahje për asociacione, klube dhe shoqata si dhe individë me aftësi të posaçme kreative, në fushat e kulturës dhe ofron mbështetjën e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi;

Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.

Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Kulturës, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Kulturës;
2. Sektori për Turizëm