Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prishtinë

Zyra e Burimeve Njerëzore

Sektori i Burimeve Njerëzore, ushtron kompetenca në përputhje me autorizimet, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimeve ligjore të saj, në funksion të zbatimit të kërkesave ligjore të dispozitave të Ligjit për Shërbimin Civil në fuqi, Ligjit të Punës, akteve nënligjore të kompetente qendrore dhe akteve të brendshme të Komunës; Vlerëson dhe miraton kërkesat për plotësimin e vendeve të punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mundësitë buxhetore të komunës;

Harton dhe shpallë konkurset për plotësimin e vendeve të lira, në përputhje ne ligjin dhe procedurat në fuqi;

Në përputhje me ligjin dhe procedurat propozon Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për plotësim të vendeve të lira;

Harton vendimin dhe formën e kontratës për kandidatët e përzgjedhur;

Me kërkesë të zyrtarit kompetent, inicion procedurën disiplinore ndaj nëpunësit civil, në rastet e shkeljeve të detyrave të punës dhe shkeljeve tjera të kodit të mirësjelljes;

Zbaton pezullimin parandalues në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi;

Kujdeset për të drejtat dhe detyrimet e të punësuarve në kuadër të Komunës së Prishtinës, në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi;

Krijon, kultivon dhe ruan relacione bashkëpunimi me zyra dhe asociacione që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat dhe obligimet e nëpunësve civil dhe publik;

Harton dhe kujdeset për evidencën e punëtorëve –shërbyesve civil të drejtorive të administratës komunale, në përputhje me rregullat dhe procedurat e legjislacionit në fuqi;

Bashkëpunon me të gjitha drejtoritë komunale.

Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Sektorit.

Njësia e Personelit udhëhiqet nga Udhëheqësi/Menaxheri i Personelit, i cili rekrutohet nga Kryetari i Komunës në përputhje me Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe procedurat për legjislacionin civil;

Udhëheqësi/Menaxheri i Personelit për punën e tij, i raporton Kryetarit të Komunës;

Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Udhëheqësi i Personelit, brenda fushë veprimtarisë së tij, mund të nxjerrë akte për organizmin dhe funksionimin e Njësisë/Sektorit të Burimeve Njerëzore.