Republika e Kosoves

Prishtinë

Biografia / Detyrat dhe Përgjegjësitë

Drejtoria e Bujqësisë: Shkumbin Gashi, drejtor
Selia e Drejtorisë: Prishtinë, objekti i vjetër i Komunës, rr. “UÇK”, nr. 61

Data e lindjes: 01.02.1983
Statusi martesor: I martuar

Eksperienca: Shkumbin Gashi ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ka përvojë pune në sektorin publik, veçanërisht në fushën e bujqësisë dhe agroekonomisë. Viteve të fundit ka qenë i angazhuar edhe në sektorin privat, në pozita menaxheriale dhe udhëheqëse. Ka përvojë të gjatë në menaxhimin e projekteve, si dhe posedon aftësi të përshtatshme komunikuese dhe menaxheriale për t’i përmbushur objektivat e institucionit në mënyrë efektive.

E-mail: shkumbin.h.gashi@rks-gov.net
Tel: 038/ 230 40 113

Orari i punës: 08:00 – 16:00
Puna me palë: Të marteve dhe të enjteve

 

Drejtoria e Bujqësisë

 

Përcjellë dhe zbatoni politikat zhvillimore të bujqësisë, lavërtarisë, blegtorisë, pemëtarisë, perimtarisë dhe bletarisë;
Përgatitë planet dhe raportet vjetore të zhvillimit të prodhimtarisë dhe përcjellë  realizimin e tyre për mbjelljet vjeshtore dhe pranverore, korrje shirjet dhe mbledhjen e të mirave bujqësore;
Përcjellë të arriturat shkencore në prodhimtarinë e blegtorisë dhe formon i pasqyrat tabelare statistikore;
Përcjellë realizimin e planeve vjetore të zhvillimit të blegtorisë dhe lavërtarisë;
Përcjellë dhe merre pjesë në hartimin e programeve dhe planeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve në territorin e komunës;
Mban  evidencën për tokën e papunuar, tokën e dhënë në shfrytëzim dhe për tokën, të cilës i është ndërruar destinimi i shfrytëzimit;
Bashkëpunon dhe shkëmben informatat me  ministrinë e linjës, në përputhje me ligjet në fuqi;
Ofron repromaterial për mbjellje për bujqit, në mënyrë që t’iu mundësojë atyre të rifillojnë punën përmes bankave komerciale, të hulumtojnë format e kreditimit për stimulimin dhe avancimin e prodhimtarisë blegtorale;
Koordinon dhe bashkëpunon me kooperativat bujqësore si dhe me OJQ – të që përkrahin aktivitetet bujqësore;
Organizon trajnime në lëmin e bujqësisë;
Koordinon dhe mbikëqyrë  aktivitetet e gjuetisë;
Ofron mbështetje për bujq në organizimin e tyre, përmes dhënies së këshillave profesionale, si dhe gjetjen  e  donatorëve dhe investitorëve;
Kujdeset për ruajtjen e tokës bujqësore dhe mbështet qëndrimin e banorëve në fshatra;
Kujdeset për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore, ofrimin e donacioneve dhe investimeve për zhvillimin e zonave rurale;
Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me  ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Bujqësisë ,është e organizuar në këta sektorë:
1.Sektori për Bujqësi.