Valbona Ahmeti-Makolli u lind në Prishtinë, më 01 mars 1972.
Studimet Universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, në Fakultetin Ekonomik, Dega Ekonomia e Ndërmarrjes.
Gjatë periudhës 1996 – 2000, ushtroi detyrën e Arkëtares në shkollën fillore “Iliria”, ku si detyrë kishte përgatitjen e regjistrave të pagave për arsimtarët dhe stafin tjetër të shkollës, regjistrimin e të hyrave dhe shpenzimet e shkollës, si dhe punët tjera të kontabilitetit.
Përgjatë viteve 2000 – 2001, ka qenë zyrtare Thesarit të Kosovës në Ministrinë Ekonomisë dhe Financave, ku u angazhua në mbikëqyrjen dhe regjistrimin e CPO-ve në sistemin e Free -Balancit (SIMFK), kontrollimin e alokimeve të mjeteve për të gjitha njësitë buxhetore, si dhe komunave.
Në periudhën 2001 – 2007, u angazhua në bankën “PCB BANK” në Prishtinë, në pozitën e mbikëqyrëses në Departamentin Kombëtar, në mbikëqyrjen dhe monitorimin e të gjitha pagesave vendore brenda të gjitha filialeve të bankës dhe bankave tjera vendore, dhe koordinimi i tyre përmes sistemit të ISC-së, dhe në bazë të procedurave të BQK-së.
Po ashtu monitorimi dhe raportimi i të gjitha të hyrave të Thesarit të Kosovës për njësitë buxhetore. Të njëjtën pozitë e ushtroi në bankën “TEB”, përgjatë viteve 2008 – 2016.
Në periudhën 2016 – 2018, u angazhua në fushën e financave në kompaninë “Rikon-Structione”, ku punoi në regjistrimin e të hyrave dhe të dalave në kompani, përgatitjen e raporteve dhe pagesat e obligimeve tatimore, dhe pensioneve të punonjësve të kompanisë.
Në periudhën 2018 deri më 07.12.2021, u angazhua në Komunën e Prishtinës në krye të Drejtorisë së Financave.
Aktualisht, ushtron pozitën e Drejtoreshës së Drejtorisë së Financave, në Komunën e Prishtinës.
E-mail: valbona.makolli@rks-gov.net
Asistente: Albana.Binaku@rks-gov.net
Tel: 038-245-668
Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projektbuxhetit, para paraqitjes së tij në Komitetin për Politike dhe Financa dhe në Kuvendin e Komunës;
Harton planin dinamik të realizimit të projekteve dhe alokimit të mjeteve për zërat buxhetorë;
Planifikon pasqyrën e rrjedhjes së parasë së gatshme;
Ofron këshilla profesionale për organet komunale lidhur me menaxhimin e buxhetit;
Mbikëqyrë procedurat dhe shpenzimet e mjeteve buxhetore;
Pranoni raportet mujore për dinamikën e realizimit të projekteve nga drejtoritë dhe nga Zyra e prokurimit;
Përgatitë raportet buxhetore, sipas nevojës dhe kërkesës, në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
Harton projekt rregulloret komunale për çështje financiare;
Udhëheq me çështje financiare;
Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve vjetore financiare;
Është përgjegjës për mbikëqyrjen e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit;
Përgatitë procedurat dhe raportet e kontabilitetit;
Planifikon dhe përcakton obligimet në bazë të rregulloreve komunale të subjekteve të caktuara në Komunë, shkallën e ngarkesës, tarifën nga lëmi i tatimit në pronë, taksave dhe gjobave komunale;
Evidenton dhe mban regjistrin e pasurisë së Komunës;
Mban evidencën e të gjitha të hyrave vetanake buxhetore të Komunës;
Përgatitë planin unik vjetor të punës dhe mbikëqyrë realizimin e tij;
Mbikëqyrë shfrytëzimin-realizimin e buxhetit përmes programit “Free balanc”;
Koordinon punët dhe zhvillon bashkëpunimin me sektorët tjerë të Drejtorisë, sipas dinamikës për harxhimin e buxhetit në bazë te rrjedhës së parasë.
Kontrollon dhe mbikëqyrë punët certifikueseve dhe bën miratimin e tyre sipas fondit, kodit dhe kategorive ekonomike.
Planifikon dhe mban evidencën e të hyrave vetanake të tatimit në pronat e paluajtshme;
Përgatitë faturimin e borxhit(tatimit) për të gjitha pronat e paluajtshme;
Angazhohet dhe siguron shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë;
Bën shpërndarjen e vërejtjeve për tatimpagues borxhlinj;
Verifikon dhe ri anketon të dhënat në sistem me gjendjen ekzistuese në terren;
Koordinon punën e operatorëve të futjes së të dhënave në sistem;
Shqyrton ankesat e tatimit në pronë nga bordi komunal;
Në bashkëpunim me Zyrën ligjore, harton propozim rregulloren për tatimin në pronë të paluajtshme;
Koordinon punën me Departamentin e tatimit në pronë të Ministrisë së Financave;
Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Financave, është e organizuar në këta sektorë:
1.Sektori për Buxhet dhe Financa;
2.Sektori i Tatimit në Pronë.