Drejtoria e Inspekcionit
Mbikëqyrë dhe inspekton të gjitha dukuritë negative që hasen në territorin e komunës së Prishtinës;
Mbikëqyrë dhe verifikon nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e akteve komunale;
Të ndalojë uzurpimin e paligjshëm të trojeve, ndërtesave dhe objekteve të komunës si dhe të organizojë lirimin e tyre;
Përcjellë procesin e ndërtimeve, ndryshimeve, shndërrimeve, si dhe rrënimit të objekteve;
Përcjellë rrjetin e ujësjellësit, kyçjet pa leje në rrjet, si dhe parandalimin e keqpërdorimit të ujit të pijshëm;
Mbikëqyrë kyçjet ilegale në rrjetin e kanalizimit publik, ndërhyrjen (prerjen) e rrugëve publike pa leje, të trotuareve dhe të sipërfaqeve tjera publike;
Mbikëqyrë mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve, shesheve, parqeve, varrezave, tregut të gjelbër, terreneve sportive dhe sipërfaqeve të tjera publike;
Mbikëqyrë procesin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, transportit – bartjes së ushqimit, pajisjeve dhe veglave;
Mbikëqyrë ujin, objektet si dhe aparatet për furnizimin me ujë të pijshëm;
Është përgjegjëse për konfiskimin e mallit të dyshimtë, të prishur që paraqet rrezik për shëndetin publik dhe asgjësimin e tij, në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi;
Inspekton hapësirat afariste, objektet, pajisjet dhe mjetet e prodhimit për punimin dhe qarkullimin që e produkteve bujqësore;
Inspekton veprimtaritë industriale që mund të shkaktojnë ndotjen e ajrit, dheut dhe ujit, që shkaktohen;
Inspekton dokumentacionin teknik (projektet e ndërtimit, lejet e ndërtimit, inspektimin final të vendndërtimit);
Inspekton procesin e ndërtimit në të gjitha fazat dhe verifikon përputhshmërinë me dokumentacionin ndërtimor;
Sigurohet që janë ndërmarrë masat adekuate të sigurisë së objekteve në ndërtim, objekteve të tjera përreth dhe komunikacionit;
Vërteton saktësinë dhe origjinalitetin e dokumentacionit, të cilat investitori duhet t’i ketë në dispozicion në vendndërtim, në përputhshmëri me ligjin;
Përpilon procesverbalet për gjendjen e punimeve në vendndërtim, duke vlerësuar respektimin e kushteve të përcaktuara për ndërtim, cilësinë e punimeve dhe të materialit ndërtimor;
Merr vendime për ndërprerjen e ndërtimit, në rast t]ë mospërputhjeve me kërkesat e lejes ndërtimore;
Marr vendime për rrënimin e objekteve të ndërtimit, në rast të mospërputhjes me kërkesat e lejes ndërtimore.
Kujdeset që gjendja shëndetësore të personave të cilët për shkak të veprimtarisë së tyre mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës;
Mbikëqyrë përmbushjen e kushteve sanitare-teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së lejes ndërtimore, në përputhje me ligjin në fuqi;
Në përputhje me ligjin, merr masa mbrojtëse për shëndetin e popullatës nga veprimi i dëmshëm i produkteve të duhanit, dhe i pirjes së duhanit;
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave që kanë të bëjnë me kontrollimin shëndetësor të kafshëve, gjërave ushqimore me prejardhje nga kafshët, mishit dhe prodhimeve të mishit, objekteve dhe pajisjeve për prodhimin e mishit, objekteve dhe pajisjeve për prodhimin, ruajtjen dhe shitjen e mishit;
Mbikëqyrë dhe kontrollon procesin e para therjes, therjes dhe pas therjes së kafshëve në përputhje me ligjet në fuqi;
Mbikëqyrë ekspozimin e mallrave jashtë lokaleve afariste, ndalimin e shfrytëzimit (vendosjes) pa leje të hapësirave publike, vënien e mbishkrimeve, reklamave, vitrinave, objekteve publike dhe higjienike, hoteliere, sallave publike;
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave për vënien e panove dhe të reklamave të të gjitha llojeve;.
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore nga lëmi i komunikacionit dhe të mjeteve motorike në qarkullimin publik;
Mbikëqyrë, kontrollon dhe marr masa të parapara ligjore, kundër transportuesve ilegalë dhe të atyre që nuk e respektojnë orarin e caktuar nga organi kompetent;
Inspekton rrugët publike në të cilat kryhen punimet rrugore gjatë projektimit, ndërtimit, rikonstruktimit, mirëmbajtjes sinjalizimit horizontal dhe vertikal;
Inspekton zbatimin e planit të menaxhimit të sigurisë së përgjithshme rrugore brenda brezit të sigurisë rrugore (projektimit, ndertimit, rikonstruktimit, mirëmbajtjes, sinjalistikes rrugore);
Inspekton transportin publik urban, urban periferik dhe te mallrave;
Inspekton transportin e mbingarkesave boshtore dhe atë jashtë gabariteve të transportuesve të ndryshëm;
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore për zonat e mbrojtura të natyrës nga kontaminimi, mbeturinat dhe materiet rrezikshme;
Inspekton aktivitetet që shkaktojnë çrregullime të përgjithshme në ambient dhe identifikon palën përgjegjëse, e cila ka shkaktuar çrregullime;
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore që mbrojnë ujin, ajrin, dheun nga ndotja:
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore për menaxhimin dhe eksploatimin e resurseve natyrore (prerja e pyjeve, nxjerrja e rërës nëpër lumenj etj.) nga aspekti i mbrojtjes së ambientit;
Inspekton punën e gurthyesve;
Monitoron shërbimet publike komunale, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit (menaxhimin e mbeturinave, kanalizimit, ujit dhe shërbimeve tjera publike për parandalimin e ndotjes së ambientit);
Është përgjegjëse për planifikimin lokal të ambientit, masat për konservimin e natyrës, masat tjera mbrojtëse ndaj zhurmës, trafikut etj;
Sigurohet dhe ndërmerr masa që toka bujqësore të mos shfrytëzohet për qëllime jo bujqësore,
Mbikëqyrë ndarjen e tokës bujqësore nga ndotësit dhe urdhëron marrjen dhe zbatimin e masave, për mbrojtje nga zjarri në rastet e djegies nga shfrytëzuesi apo pronari i tokës bujqësore;
Zbaton masat agroteknike për ruajtjen dhe mbrojtjen e të mbjellave dhe të kulturave tjera;
Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Inspekcionit, është e organizuar në këta sektorë:
1.Sektori i Rendit Komunal;
2.Sektori i Ndërtimit;
3.Sektori i Pylltarisë;