Republika e Kosoves

Prishtinë

Kryesuesi

Kuvendi i Komunës e zgjedh kryesuesin e  Kuvendit  të Komunës nga radhët anëtarëve.
Mandati dhe procedurat e votimit janë të parapara me dispozitat e nenit 41 të LVL – së.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës thërret dhe kryeson mbledhjet e Kuvendit. Mënyra e thirrjes dhe e udhëheqjes së mbledhjeve të Kuvendit rregullohet me Rregulloren e punës së Kuvendit.
Rregullorja e punës përcakton se kush e thërret dhe e kryeson mbledhjen e Kuvendit të Komunës, nëse posti i kryesuesit është i paplotësuar, apo për çfarëdo arsye ai/ajo nuk merr pjesë në mbledhje.