2020/03/20 - 7:17
Jo më pak të rëndësishme janë hapësirat e përbashkëta të banesave sociale në Hajvali dhe te Fusha e Pajtimit.
Prandaj, janë dezinfektuar si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.
Gjithashtu janë dezinfektuar edhe dy strehimoret ”Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve” dhe “Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalim të Trafikimit me Qenie Njerëzore” .
Askush nuk do të mbetet në harresë e vetëm në Prishtinën tonë, ndërsa #bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë!