2024/11/05 - 3:20
Bazuar në Konkursin për ndarjen e bursave për shpresat e sportit të Komunës se Prishtinës me nr. 16-670/01-144602/24 dt. 04.11.2024 Drejtoria për Sport bën ftesë publike për aplikim për anëtar/e të komisionit vlerësues nga shoqëria civile.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal, dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile dhe fushat e sportit,
Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale mbi 3 vite.
Përfaqësuesi/ja që përzgjidhet do të jetë anëtar/e i/e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e aplikantëve.
Afati për aplikim është nga data 06.11.2024 deri më datën 15.11.2022.
Ju lutem dërgoni brenda kësaj periudhe të aplikimit CV tuaj në postën elektronike zyrtare: sportrini.pr@rks-gov.net