Republika e Kosoves

Prishtinë

Këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë

2020/03/23 - 1:12

Të gjitha këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë.

Duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik dhe diskutimet me kompanitë, çdo kompani që nuk ka mundësi me e pagu këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive.

Për më shumë detaje do të ketë informatë në webfaqen e komunës.

Ditëve në vijim do të lajmërojmë edhe masat e tjera ekonomike pas diskutimeve me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm.