2024/11/04 - 1:07
I. Komuna e Prishtinës ndanë bursa për shpresat e sportit të Komunës së Prishtinës për vitin 2024, me vlerë 1000 Euro, në bazë të kritereve të përcaktuara me këtë konkurs si;
II. KRITERET E PËRGJITHSHME:
1. Të jetë i regjistruar si sportist në një klub të pranuar nga federata përkatëse;
2. Të mos jetë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër ose të jenë të punësuar;
3. Të jetë banor i Komunës së Prishtinës;
4. Të jetë sportist me moshë 15-21 vjeç.
III. KRITERET E VEÇANTA:
Në kushtet dhe kriteret e njëjta të cekura në piken III, do të kenë përparësi nxënësit/studentët e familjeve të dëshmorëve, të viktimave civile të luftës, të veteranëve, të invalidëve të luftës, që nuk e kanë prindin në jetë dhe studentët që udhëtojnë nga fshati me larg se 15 km (Kritere të cilat duhen të dëshmohen).
IV. DOKUMENTET E DOMOSDOSHME PËR APLIKIM:
1. Aplikacioni sipas formës së Komunës;
2. Kopja e ID-së, së sportistit;
3. Certifikata e notave;
4. Deklarimi i nënshkruar se nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër nga institucionet relevante;
5. Certifikata/Ekstrakti i lindjes;
6. Dëshmi për arritjet në fushën përkatëse të sportit;
7. Kopja e letërnjoftimit/pasaportës;
8. Vërtetimi nga administrata tatimore që nuk jeni në marrëdhënie pune (për personat mbi moshën 18 vjeçare);
Vërejtje: Dokumentet e pakompletuara sipas kritereve të lartcekura, dhe ato të dorëzuara pas afatit zyrtar nuk do të shqyrtohen.
Kandidatëve të cilëve iu ndahet bursa për kushtet e shfrytëzimit do të nënshkruajnë kontratë të veçantë, ku do të precizohen kushtet, obligimet dhe detyrat e dyanshme.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes: dt. 05.11.2024 deri me 19.11.2024 . Aplikacioni merret dhe i plotësuar dorëzohen në sportelet e katit përdhes të Komunës të Pishinës (ndërtesa e vjetër), çdo ditë pune prej orës 08:00 deri 16:00.
Formular i aplikimit për bursë për Shpresat e Sportit të Komunës së Prishtinës