Kryetari Rama e cilësoi mundësi të mirë këtë rrjet për shtrirjen e bashkëpunimit mes kryeqyteteve të rajonit e më gjerë.
“Një platformë e mrekullueshme për të krijuar miqësi e partneritete të reja që do të çojnë qytetet tona drejt zhvillimit” – deklaroi kryetari Rama.
Prishtina këtë vit do të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të këtij rrjeti, duke i qëndruar pranë Tiranës e cila do të udhëheqë zellshëm në mandatin presidencial të B40.