2024/09/26 - 5:54
Të nderuar qytetarë,
Drejtoria e Administratës ju njofton se nga data 25.09.2024, të gjitha shërbimet që keni kryer deri më tani në Bashkësinë Lokale 1 (Qendra), tani e tutje mund t’i kryeni vetëm në Bashkësinë Lokale në Lagjen e Muhaxherëve. Njoftimi shërben për të shmangur paqartësitë dhe shërben për orientim më të lehtë të qytetarëve.
Për çdo informatë shtesë mund të njoftoheni përmes njoftimeve të ngjajshme apo shpalljeve tjera zyrtare nga Kryeqyteti.