Republika e Kosoves

Prishtinë

Pallati i Rinisë do të ketë Bibliotekën e fëmijëve dhe do të organizohet Ora e leximit për shkollat e Kryeqytetit

2023/11/03 - 11:46

Kryeqyteti me ndihmën e Kuvendit të Prishtinës do të krijojë “Librarinë e re të Fëmijëve” në Pallatin e Rinisë dhe po ashtu do të organizojë “Orët e Leximit për Shkollat e Prishtinës”.
Qëllimi i këtij projekti është sigurimi i literaturës për fëmijë duke krijuar biblioteka qarkulluese dhe trajnimin e mësimdhënësve të gjuhës shqipe (klasat VI-IX) në fushën e lexim-kuptimit, për mësimdhënësit e shkollave fillore të Prishtinës.

Këshilltarët Komunal të Kryeqytetit votuan pro subvencionimit prej 80.000 eurove për realizimin e këtyre dy projekteve, të cilat do të mundësojnë që bibliotekat të pasurohen vazhdimisht me tituj librash të rinj e të përshtatshëm për fëmijët.