2024/10/22 - 9:55
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Drejtorin e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Krenar Xhaferi, kanë hapur zyrtarisht rrugën “Nekibe Kelmendi” në Veternik për qarkullim.
Kjo rrugë, e gjatë 1.7 kilometra, është përmirësuar ndjeshëm pas ndërhyrjeve infrastrukturore, me zgjerim dhe asfaltim të plotë. Ajo tani ofron kushte më të mira për të gjithë, duke përfshirë shtigje për biçikleta dhe trotuare në të dy anët, duke garantuar siguri më të lartë për këmbësorët.
Kjo është një arritje domethënëse në vazhdën e transformimit të Prishtinës, duke synuar krijimin e një infrastrukture më moderne dhe funksionale për të gjithë qytetarët.