2023/05/23 - 1:39
Duke u bazuar në Rregulloren për ushtrimin e veprimtarisë taksi të udhëtarëve me numër 01/346/02-257624/22 të datës 25.11.2022, përmes së cilës përcaktohet mënyra e kryerjes dhe organizimit të transportit të udhëtarëve me taksi në territorin e Kryeqytetit dhe Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (ku masa P7 e këtij plani parasheh implementimin e “Përmisimit i të Rregullimit dhe Monitorimit të Shërbimeve të Taksive”, drejtoria e Shërbimeve Publike shpall këtë “Thirrje për aplikim për licencimin e operatoreve Taksi Kompani (Person juridik) dhe Taksi Individual/Taksi i Kryeqytetit (Person fizik)” për organizmin e transportit të udhëtarëve”,
Taksi Kompani (Person juridik) të cilët aplikojnë për tu pajisur me licenca për organizmin e transportit taksi të udhëtarëve, duhet të paraqesin këto dëshmi:
-Përshkrim i shkurtër i kompanisë;
-biznes plan i qëndrueshëm;
-të jetë i regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK);
-të ketë selinë në territorin e Kryeqytetit;
-të jetë i/e pajisur me certifikatën që dëshmon se nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 6 muaj);
-të dorëzojë planin detaj të financimit për blerjen e veturave hibrid apo elektrike duke specifikuar numrin e tyre; Plani duhet të përfshijë flotën prej minimum 10 (dhjetë) vetura dhe maksimum 40 (dyzet) vetura ose dëshmi që i posedon ato;
-letër mbështetëse (përkrahje, referencë) nga banka për financimin e blerjes së veturave(e specifikuar me vlerë monetare);
-në rast të deklarimit se financimi do të bëhet me mjete vetanake- të ofrohen dëshmi të verifikueshme mbi gjenden financiare , si p.sh. qarkullimi gjatë dy viteve të fundit, posedim i mjeteve financiare apo marrëveshje/dokument i noterizuar i cili dëshmon këtë financim ( duke plotësuar kriteret e lartshënuara piken 6 dhe 7);
-të paraqes ofertën me specifikim teknik të veturave elektrike për transport taksi të udhëtarëve drejtuar operatorit ekonomik;
-të dorëzoj specifikimin teknik të tri (3) stacioneve për mbushje elektrike të veturave- të cilat do të vendosen: një (1) në hapësirën e vend parkimit të etnitetit juridik dhe dy (2) në hapësira publike që do të përcaktohet nga Kryeqyteti, e cila do të jetë me qasje pa pagesë për të gjithë qytetarët (përfshirë edhe taksistët individual);
Taksi Individual/Taksi i Kryeqytetit (Person fizik) të cilët aplikojnë për tu pajisur me licenca për organizmin e transportit taksi të udhëtarëve, duhet të paraqesin këto dëshmi:
Vetura me të cilin kryhet transporti taksi i udhëtarëve për Taksi Kompani (Person juridik) dhe Taksi Individual/Taksi i Kryeqytetit (Person fizik) duhet:
Specifikimi teknik i mbushëseve elektrik duhet të përmbaj këto kërkesa:
Ky kriter vlen vetëm për Taksi Kompani (Person juridik).
Taksi Kompani (Person juridik) dhe Taksi Individual/Taksi i Kryeqytetit (Person fizik) të cilët plotësojnë kushtet e lartshënuara do të pajisjen me “Leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste për organizmin e transportit taksi të udhëtarëve , në kohëzgjatje prej pesë (5) viteve me mundësi vazhdimi.
Afati maksimal për liferimin e veturave, funksionalizimin e flotës do të jetë gjashtë (6) muaj nga dita e pajisjes me “Leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste për organizmin e transportit taksi të udhëtarëve”, në rast të mos përmbushjes së tyre gjatë këtij afati e njëjta do të shfuqizohet.
Të gjitha përgjegjësit dhe obligimet tjera të ushtrimit të veprimtarisë të transportit taksi, rregullohen sipas Rregullores për ushtrimin e veprimtarisë taksi të udhëtarëve duke u bazuar në Rregulloren 01/346/02-257624/22 të datës 25.11.2022:
Aplikimi së bashku me dokumentet e lartshënuara duhet të dorëzohet në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, kati përdhese , sporteli nr.4.
Afati për të dorëzuar dokumentet është i hapur prej datës 23.5.2023 deri me datën 21.6.2023 ora 16:00.
Vërejtje: Kërkesat me dokumente te pakompletuara nuk do te merren parasysh.