2023/09/01 - 10:03
Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është që të bëhet subvencionimi i familjeve në vlerë prej 70 Euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private. Kjo do të lehtësojë barrën financiare të familjeve të Prishtinës për të përfshirë fëmijët e tyre në institucione parashkollore si dhe do të rrisë numrin e fëmijëve të përfshirë në institucione parashkollore, si objektivë e rëndësishme e Drejtorisë së Arsimit.
Subvencionimi për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private vlen vetëm për IP-të e licencuara nga MASHTI, sipas shtojcës 1 më poshtë, të dërguar nga MASHTI.
Thirrja publike është e hapur nga data 1 Shtator deri me 15 Shtator 2023. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në Qendrën për Shërbim për Qytetarë në objektin e vjetër të Komunës dhe të adresohen për Drejtorinë e Arsimit.
KRITERET E SUBENCIONIMIT TË REGJISTRIMIT TË FËMIJËVE NË INSTITUCIONET PARASHKOLLORE PRIVATE
– Kjo thirrje për subvencionim vlenë vetëm për familjet të cilat të hyrat i kanë nën 500 Euro dhe këtë e dëshmojnë me dokumentet e kërkuara më poshtë;
– Fëmijët e prindërve që janë të regjistruar dhe që regjistrohen në institucionet parashkollore private të Komunës së Prishtinës mund të aplikojnë në këtë thirrje publike;
– Në institucionet parashkollore private mund të regjistrohen fëmijët prej moshës 9 muaj deri në 6 vjeç dhe subvencionimi bëhet për këtë periudhë kohore;
– Llogaritja e moshës së fëmijëve për subvencionim nuk bëhet duke marrë parasysh datën e regjistrimit, por datën e fillimit të shërbimit, përkatësisht duke marrë parasysh datën 1 Tetor;
– Një familje mund të aplikojë për subvencionim për më shumë se një fëmijë;
– Nëse Komisioni i pranimit të fëmijëve gjatë shqyrtimit të aplikacioneve për subvencionim konstaton se ka dy e më shumë fëmijë me pikë të barabarta, atëherë duhet praktikuar shortin, i cili bëhet në prani të prindërve të fëmijëve;
– Shuma e dedikuar për të zbatuar subvencionimin është 100,000.000 (njëqind mijë) Euro dhe do të mbulojë subvencionimin e 120 fëmijëve për këtë thirrje;
– Subvencionimi i fëmijëve në IP bëhet në bazë të numrit më të madh të pikëve totale që merr një kandidat bazuar në kriteret e specifikuara në tabelën e mëposhtme:
Nr. |
Kategoria |
|
1 | Fëmijët bonjakë pa të dy prindërit |
100 |
2 | Fëmijët bonjakë pa njërin prind nëse prindi kujdestar është i punësuar |
90 |
3 | Fëmijët bonjakë pa njërin prind nëse prindi kujdestar është i papunësuar |
80 |
4 | Fëmijët me nevoja të veçanta |
80 |
5 | Fëmijët e prindërve të divorcuar nëse prindi kujdestar është i punësuar |
60 |
6 | Fëmijët e prindërve të divorcuar nëse prindi kujdestar është i papunësuar |
30 |
7 | Fëmijët e invalidëve të luftës së UÇK-së |
50 |
8 | Fëmijët e veteranëve të luftës së UÇK-së |
50 |
– Të gjitha statuset e të gjitha kategorive të përfshira në tabelën e mësipërme duhet të dëshmohen me dokumente valide të lëshuara nga institucionet relevante;
– Prindërit që kualifikohen për të marrë subvencionimin detyrohen që çdo muaj të sjellin në Drejtorinë e Arsimit faturën për pagesë mujore të IP-së private. Në të kundërtën, Komuna nuk do të mund të bëjë subvencionimin për muajin pasues;
– Pagesat nga Komuna për prindërit do të bëhen nga data 1 deri me datën 5 të çdo muaji.
Dokumentet e kërkuara për subvencionim janë, si vijon:
Afati dhe mënyra e aplikimit